Qysh me reduktu ënjtjen e syve? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me reduktu ënjtjen e syve?

Qysh Me Qysh Me | Bukuri | 06 July 2020 | 13:02

Të gjithëve na shqetëson ënjtja e syve. Fatkeqësisht nga lodhja dhe mënyra e ushqimit ajo ndonjëherë është e pashmnashme.

Mirëpo ka disa mënyra përmes të cilave mund ta reduktojmë apo edhe ta paramndalojmë. Më poshtë me po përmendim disa prej tyre.

Aplikoni akull

Metoda më e vjetër për reduktimin e të ënjturës është duke aplikuar akull në zonën e ndikuar, ndërsa për sy preferohet të vendosen dy lugë në friz për 2-3 minuta dhe pastaj të vendosen në sy.  

Përdorni çajin e gjelbër

Disa studime të kryera kanë treguar se çaji i gjelbër ka përbërës anti-inflamator të fuqishëm. Merrni disa qese të cajit të gjelbër të lagura, vendosini në frigorifer për disa minuta e pastaj aplikoni qeset në sy për 10 minuta.  

Tranguj

Falë vitaminës C dhe acidit kafeik, trangujt përmbajnë përbërës që zbusin irritimin, dhe largimin e ëntjes së syve. Prisni në feta të holla trangujt, shtrijuni dhe vendosni trangujt në sy për 5 minuta e pastaj shpërlani fytyrën. 

dua