A mund ta marrim koronavirusin nga produktet dhe pakot e postës? - Qysh Me nga dua.com 

A mund ta marrim koronavirusin nga produktet dhe pakot e postës?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Personale | 07 May 2020 | 13:36

Ende ka shumë gjëra që nuk dihen për COVID-19 dhe si përhapet. Koronaviruset mendohet se përhapen më shpesh nga pikat e frymëmarrjes.

 

Edhe pse virusi mund të mbijetojë për një periudhë të shkurtër në disa sipërfaqe, nuk ka gjasa të përhapet nga posta vendase ose ndërkombëtare, produktet ose paketimet. Duke qëndruar të mbyllur në shtëpi shumica prej nesh po bëjmë blerje online nga brenda dhe jashtë vendit.
 

Sidoqoftë, është e rëndësishme ta dimë mund të jetë e mundur që njerëzit të marrin COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që ka virusin mbi të dhe më pas të prekin gojën, hundën, ose ndoshta sytë e tyre, por kjo nuk mendohet se është mënyra kryesore virusi përhapet.


Për këtë arsye është më mirë të jeni të kujdesshëm edhe me produket që i pranoni nga vendet e largëta apo nga posta kombëtare. Mund ta pranoni produktin duke përdorur dorëza. Mund ta pastroni paketimin paraprakisht, pa e dëmtuar produktin dhe me dorëza, të cilat mund t’i hidhni me pas, mund ta hapni produktin.
Gjithmonë është më mirë të parandalojmë rrezikun duke qenë të kujdesshmëm sepse meqenëse ky është një virus i ri ende nuk dihet saktë se prej ku mund ta marrim e prej ku jo.

dua