Qysh Me nga dua.com - Qysh me dallu Koronavirusin nga gripi i zakonshëm? 

Qysh me dallu Koronavirusin nga gripi i zakonshëm?

Qysh Me Qysh Me | Personale | 11 March 2020 | 11:22

Këto ditë të gjithë jemi të interesuar të mbrohemi nga Koronavirusi. Shumica prej nesh jemi edhe të frikësuar. Mirëpo është shumë e rëndësishme ta dimë dallimin e Koronavirusit prej gripit të zakonshëm. Sidomos pasiqë simptomat i kanë shumë të ngjashme. 

Ku qëndron diferenca mes koronavirusit dhe një ftohje të zakonshme?

Kollitja apo këputja fizike, janë shenja që korespondojnë edhe me gripin e zakonshëm, por nëse këtyre u bashkangjitet edhe vështirësia në frymëmarrje, atëherë duhet konsideruar. Ftohja e zakonshme është shkaktuar nga një nivel i ndryshëm nga virusi Covi-19. Shumica e koronaviruseve, duke përfshirë edhe ftohjen, shkaktojnë infeksione të vogla dhe disa simptoma si erë të rëndë në hunë, kokë dhimbje dhe dhimbje fyti.

Njerëzit të cilët kanë simptoma të koronavirusit ndjejnë vështirësi në frymëmarrje dhe ethe. Infeksioni gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të madh në veshkë dhe mund të pasojë me vdekje.

Simptomat e gripit mund të jenë më serioze se sa ato të ftohjes së zakonshme, me një ulje të apetitit, dhimbje në bark dhe ndjenjë e të qenit sëmurë. Në shumicën e njerëzve, ftohja e zakonshme ka simptomat të cilat shfaqen pas dy apo tre ditëve të infektimit. Kurse simptomat e Covid-19 shfaqen pas 14 ditësh.

Për të mësuar më shumë për simptomat e Koronavirusit lexoni edhe këtë artikull.
  • TAGS
  • #
dua