Qysh me ditë cilat vende të punës janë më të rrezikuara nga koronavirusi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë cilat vende të punës janë më të rrezikuara nga koronavirusi?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Personale | 17 April 2020 | 12:26

Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë jemi të rrezikur nga koronavirusi. Shumica prej nesh tashmë jemi në vetizolim. Mirëpo disave edhe ju duhet të dalin dhe të shkojnë në punë. McKinsey & Company në SHBA ka realizuar një hulumtim për të parë se cilat janë profesionet më të rrezikuara nga kjo pandemi. Natyrisht këtu nuk përfshihen punëtorët shëndetësor por vetëm profesionet e tjera.

 

A e dini se cilat janë ato?

 

Sipas këtij hulumtimi në mesin e të gjitha vendet e punës të vlerësuara që mund të preken janë në industrinë e restoranteve, që përfshijnë përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit. Edhe kategoria që përfshin ushqimin e shpejtë.

Gjithashtu, siç thuhet ndër tjerash, pothuajse 11 milionë vende pune në shërbimin ndaj klientëve dhe shitje mund të preken, duke përfshirë 3,9 milionë shitës me pakicë dhe 3,3 milionë arkëtarë. Po sipas raportit, punët në bujqësi, menaxhim, financë dhe sigurime, industri shkencore ose teknike janë më pak të rrezikuara nga ndikimet afatshkurtra nga coronavirusi.

Gjithashtu, profesionet me prekshmëri të ulët përfshijnë punë që mund të bëhen në shtëpi, kanë kontakte fizike të kufizuara me të tjerët, ose konsiderohen thelbësore.

 

 




dua