Qysh me i ditë gjërat që duhet kushtuar vëmendje tek meshkujt? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë gjërat që duhet kushtuar vëmendje tek meshkujt?

Qysh Me Qysh Me | Personale | 11 March 2017 | 00:43
Secila femër bashkëkohore e vlerëson mashkullin i cili kujdeset për dukjen e tij, gjegjësisht kur ka të përvetësuara shprehi higjienike dhe kujdes të përgjithshëm për vetveten. Meshkujt e pastër të cilët e mbajnë veten konsiderohen seksi. Kur e takojmë një person, ia shikojmë dhëmbët dhe duart, qoftë në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme. Duke u bazuar te dhëmbët dhe te duart mund të kuptohen shumë gjëra për gjininë e kundërt. Nëse mashkulli del me thonj të papastër, lë të kuptohet se ai është joserioz dhe i papërgjegjshëm, dhe të cilit nuk i pengon nëse nuk ka jetë të rregullt. Elementi tjetër janë dhëmbët, të cilëve duhet kushtuar kujdes të veçantë. Buzëqeshja e bukur është një nga faktorët e rëndësishëm në të cilën ‘bien’ edhe meshkujt edhe femrat. Mashkulli me dhëmbë të bukur është në përparësi që në start. Gjëja e tretë të cilës duhet kushtuar rëndësi është aroma. Preferohet që mashkulli të ketë aromë mashkullorë, por jo shumë të rëndë.
dua