Qysh me i kry blerjet në mënyrë të sigurtë gjatë koronavirusit? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i kry blerjet në mënyrë të sigurtë gjatë koronavirusit?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Personale | 31 March 2020 | 13:23

Shumica prej nesh jemi të izoluar në këtë kohë të koronavirusit. Megjithatë janë disa raste kur na duhet patjetër të dalim nga shtëpia. Më së shpeshti për të blerë ushqim.E dimë që është e pamundur të shmanget kjo pjesë plotësisht prandaj po ju japim disa këshilla si ta bëni këtë në mënyrë më të sigurtë.

Mos dilni nga shtëpia pa maskë dhe dorëza

Asesi mos dilni nga shtëpia pa një maskë dhe dorëza. Kjo është masa kryesore mbrotjëse nga ky virus në market dhe kudo. Prandaj kujdesuni t’i keni me vete kudo jashtë shtëpisë.

Mbajeni distancën në market

Deri në dy metra është distanca që duhet të mbani me të tjerët në marketet ushqimore dhe kudo tjetër. Prandaj kujdesuni të mos i afroheni askujt deri sa jeni në market. Nëse marketi ju duket i mbushur me njerëz dilni jashtë dhe prisni deri sa të zbrazet pak.

Bëni një listë me gjërat që duhet t’i bleni

Para se të dilni nga shtëpia bëni një listë me gjërat që duhet t’i bleni. Në këtë mënyrë nuk humbisni kohë në market duke menduar se mos po harroni të bilni ndonjë gjë. Lista ju ndihmon të përfundoni më shpejt blerjet tuaja.

Ndërroni rrobat sapo të ktheheni në shtëpi

 

Me tu kthyer në shtëpi ndërroni rrobat me të cilat keni qenë jashtë. Lani ato në makinë. Patjetër lani dhe dezinfektoni edhe duartë tuaja. Në këtë mënyrë nuk do ta përhapni virusin në shtëpi.

 
dua