Qysh mos me i marr personale opinionet e të tjerëve për ju? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh mos me i marr personale opinionet e të tjerëve për ju?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Personale | 28 April 2020 | 14:49

Duhet të mos e merrni gjithçka në mënyrë personale. Sidomos duhet të mos merrni opinionet e njerëzve të tjerë në mënyrë personale.

 

E di që është më lehtë ta thuash sesa ta bësh, por bëhet më lehtë sesa mendoni.

 

Së pari, ju duhet të keni një vështrim të ndershëm në mënyrën se si gjykoni njerëzit e tjerë.

E keni vënë re sa shumë kohë keni shpenzuar nga jeta juaj duke u ulur e duke menduar se çfarë mendojnë të tjerët për ju?  

 

A jeni ndalur ndonjëherë të bëni një inventar të gjykimeve, mendimeve dhe opinioneve që keni për njerëzit e tjerë?

Ndoshta ju nuk e keni bërë, por shumica prej nesh po.

Nëse vazhdoni të prisni për aprovimin e të tjerëve, i vetmi që do vuaj në këtë mes jeni ju.

 

E vërteta është se perceptimi i njerëzve ndaj jush janë thjesht projektime të pasigurive të tyre.

 

Ato janë projeksione të dëshirave, nevojave, dhe pasigurive të tyre. Janë projeksione të frikës dhe plagëve të tyre.

 

Truri është spektakolar në ruajtjen e vetvetes, dhe nëse imagjinon se suksesi i një personi tjetër mund të ulë shanset tuaja për të mbijetuar, ai do të nënvlerësoje personin përballë jush në milisekonda. Kjo bëhet në mënyrë që të ruajë ndjenjën e vetvetes.

 

Nuk ka asnjë kërcënim më të madh për shëndetin dhe stabilitetin tuaj mendor sesa të imagjinoni se dikush tjetër ka çelësin e vetë-pranimit tuaj.

 

Kjo është pikërisht ajo që ndodh kur njerëzit e tjerë ju gjykojnë. Askush nuk e ka me të vërtetë mendjen tek ju. Ashtu si ju nuk e keni vërtet mendjen tek të tjerët. 

Shpesh herë, ne jemi duke menduar për pasiguritë tona dhe jo të atyre që na rrethojnë. 

 

E vetmja mënyrë se si ta mposhtim këtë frikë është duke pranuar veten tonë. 

 

Nëse jemi të sinqertë me veten, ne e dimë se si po ecim në jetë.

Jemi ne ata që e dimë nëse jemi apo jo në rrugën e duhur. Nuk kemi nevojë të shohim jashtë vetes për ta vërtetuar ose zhvlerësuar këtë gjë.

 

Ajo që ne duhet të fillojmë të bëjmë është administrimi i mënyrës se si ne perceptojmë njerëzit e tjerë dhe jo se si na shohin ata ne.

 

Nuk mund të kontrollojmë projektimet që dikush tjetër vendosë ndaj nesh. Por, gjithmonë duhet të kujtojmë se hedhja e hijes në dritën e dikujt nuk e zbeh shkëlqimin e tyre. Në fakt kjo zbulon vetëm errësirën tek ne. 

dua