Qysh me përgatitë Çaj Rusi në 6 hapa të shpejtë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë Çaj Rusi në 6 hapa të shpejtë?

Qysh Me Qysh Me | Pije | 02 April 2020 | 09:10

Çaji, ose chay, eshte pije standarte ne Turqi. Sherbehet ne mengjes, gjate dites dhe ne cajtore, madje edhe shitet ne rruge nga vendasit. Kjo pije e nxehte eshte shume me e perhapur se kafeja e famshme turke.

Madje kjo pije eshte tejet e perhapur edhe ne Kosove, i njohur me emrin çaj rusi. Nese deshironi te dini se si ta pergadisni kete pije te shijshme qe do t'ju bej te varur, lexoni me poshte!

Pergatitja:

  1. Puna e pare qe duhet te beni eshte te mbushni çajnikun (gjygymin) e madh me uje dhe ta nxehni. Mos e vendosni kapakun e çajnikut mbi te.
  2. Shtoni gjethet e çajit ne çajnikun e vogel dhe vendoseni çajnikun e vogel mbi ate te madhin. Ju nevojitet nje luge e çajit me gjethe te çajit per person. Mos shtoni uje ne çajnikun e vogel!
  3. Pasi te kete vluar uji ne çajnikun e madh (mund ta degjoni/shifni ujin ne te duke vluar), fikeni shporetin dhe largojeni çajnikun e vogel nga ai i madhi. Tani shtoni ujin e vluar nga çajniku i madh ne te voglin. Shtoni rreth 1 filxhan te ujit te vluar per çdo luge te çajit qe keni vene per person.
  4. Mbylleni çajnikun e vogel me kapak ne menyre qe çaji te “piqet” ne uje per rreth 15 minuta. Çaji eshte i gatshem atehere kur te gjitha gjethet e cajit zhyten ne fund te cajnikut te vogel.
  5. Tani mund ta sherbeni cajin. Eshte tradite ne Kosove te sherbehet ne gota te vogla te xhamit me 2 kokrra te sheqerit. Mbusheni 1/3 e gotes me çaj nga çajniku i vogel, dhe 2/3 me ujin e vluar nga çajniku i madh.
  6. Çaji duhet te duket me ngjyre te kafe te çelur.

Ju befte mire!

dua