Qysh me përgatitë një Nescafe të këndshme? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatitë një Nescafe të këndshme?

Qysh Me Qysh Me | Pije | 09 April 2020 | 10:34

Jam e sigurtë që shumica juaj e dinë këtë stil. Shumë shqiptarë kështu e përgatisin neskafenë dhe vërtet që bëhet shumë më e shijshme dhe më me shkumë se normalja. (Në fakt normalja s’ka shkumë fare :).

Eshtë shumë e thjeshtë. Nëse e pini me qumësht së bashku me neskafenë dhe sheqerin shtoni dhe nja 2 lugë qumësht. Nëse e pini pa qumësht, vini ujë në vend të tij. Por sheqeri duhet sepse përndryshe nuk përgatitet dot si një masë e trashë. 

Thjesht përzieni këto 3 elementë mirë e mirë derisa të jete krijuar një si shtresë kremoze. Më pas shtoni vetëm ujin e nxehtë dhe më shumë qumësht nëse dëshironi. Ta pini me shëndet:)

Blogu privat i autores: yummania.wordpress.com

dua