Qysh me ditë nëse fëmija juaj është mëngjarash ose jo? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ditë nëse fëmija juaj është mëngjarash ose jo?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Prinderore | 24 June 2020 | 11:38

Nëse fëmija juaj është mëngjarash ose jo mund të përcaktohet që në muajin e tetë të shtatzënisë. Të paktën këtë kanë konstatuar shkencëtarët.

Hulumtuesit e Universitetit Ruhr në Bokum kanë zbuluar se te bebet mund të caktohet a janë mëngjarash kur fillon t'u formohet shtylla kurrizore.

Shtylla kurrizore fillon të formohet në javën e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa në javën e tetë bebi fillon të zhvillojë gishtat dhe shputat.

Image

Ekspertët kanë zbuluar me ultratinguj se që në javën e 13-të të shtatzënisë bebja juaj mund të thitë gishtin e madh të dorës së djathtë apo të dorës së majtë, gjë që mund të zbulojë se a do të jetë mëngjarash apo jo?

Studimi, i publikuar në eLife Sciences, konstaton që korteksi motorik i bebes – pjesa e trurit e përfshirë në kontrollin e lëvizjeve, nuk është e lidhur me palcën kurrizore në mitër, siç është menduar më herët. 

dua