Qysh me i pastru lodrat e fëmijëve dhe sa shpesh? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i pastru lodrat e fëmijëve dhe sa shpesh?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Prinderore | 23 April 2020 | 12:24

Fëmijët janë të pandashëm me lodrat e tyre. Mirëpo ka shumë rëndësi që ato të jenë të pastërta. Jemi të vetëdijshëm sa gjë e vështirë është kjo për prindërit por papastërtia e tyre rrezikon shëndetin e fëmijëve.

 

Prandaj më posht po ju japim disa udhëzime të ekspertëve se si mund t’i pastroni ato sipas llojeve. Gjithashtu është e rëndësishme ta dini sa shpesh duhet ta bëni këtë sipas ekspertëve.

 

Lodrat plastike dhe të banjos 

 

Këto duhet t’i pastroni me ujë të ngrohët dhe shampon. Kështu ato do të jenë të sigurta për përdorim nga fëmijët tuaj.

Lodrat prej pelushi

Këto zakonisht mund të lahen edhe në makinën e rrobave. Mirëpo për çdo rast kontrolloni edhe tiketen e tyre. Mënyra më e sigurtë është t’i fusni ato brenda një mbështjellësi të jastakut. Kështu siguroheni se ato nuk dëmtohen në makinën larëse.

 

Lodrat elektronike

 

Ashtu si telekomanda e TV-së, lodrat elektronike zakonisht mund të pastrohen vetëm sipërfaqësisht. Filloni duke fikur lodrën dhe duke hequr baterit. Me një leckë të pastër të zhytur në ujë të ngrohtë me sapun dhe të mbështjellë mirë, fshijeni lodrën për të hequr çdo papastërti. Në  fund shpërlajeni me leckë të lagët dhe thajeni me një leckë të thatë.

 

Lodrat e vogëla për fëmijë

 

Edhe këto lodra mund t’i pastroni me ujë edhe me sapun nëse nuk kanë bateri. Kujdesuni t’i largoni papastërtitë dhe t’i thani mirë. Kjo është e rëndësishme sepse këto lodra janë të imta dhe fëmijët i majnë shpesh afër vetës.

 

Mirëpo sa shpesh duhet t’i pastroni ato?

 

Lodrat e forta plastike dhe ato të banjos janë më të lehtat për tu mirëmbajtur dhe duhet të pastrohen dhe sanitizohen çdo javë nëse luhet me to çdo ditë.

 

Lodrat prej pelushi lahen në makinë. Kështu që është e lehtë t'i pastroni ato një herë në javë veçanërisht nëse fëmijët flenë me ta.

 

Lodrat elektronike janë të sigurta vetëm për pastrimin e sipërfaqes dhe duhet të marrin një javë pastrimi sanitarizues dhe gjithmonë sa herë që një fëmijë është i sëmurë. 

 

Lodrat e vogla  për fëmijë që kanë më shumë gjasa të futen në gojë dhe të rrëzohen në dysheme janë ato që kanë nevojë për vëmendjen më të shpeshtë. Pastroni këto çdo një deri në dy ditë. 

dua