Qysh me realizu pagesa super të shpejta? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me realizu pagesa super të shpejta?

Qysh Me Qysh Me | ProCredit Bank | 29 August 2016 | 13:32
Banka ProCredit ka lansuar mundësinë e “Pagesave Super të Shpejta” që realizohen pa e futur kartelën në pikat e shitjes (POS) dhe pa e shtypur PIN-in. Screen Shot 2016-08-29 at 2.31.44 PM Këto pagesa mundësohen përmes kartelave të reja të debitit MasterCard apo kartelave ngjitëse për të cilat klientët duhet aplikuar paraprakisht. Ky lloj i pagesave dedikohet për blerjet e klientëve në shuma të vogla; klientëve ju lejohet mundësia për një blerje deri në shumën 15 Euro, apo maksimum 4 blerje brenda 24 orëve. Si të realizoni një “Pagesë Super të Shpejt”? ikonat-01-01 Hapi I: Keni me veti kartelën e debitit MasterCard me simbolin përkatës apo mobilin e pajisur me kartelën ngjitëse?   ikonat-01-02Hapi II: I tregoni shitësit se do të paguani me kartelë apo kartelë ngjitëse   ikonat-01-03Hapi III: Vetëm e afroni kartelën tuaj tek POS dhe në momentin që në Pikën e Shitjes (POS) ndizet drita, sinjali me zë dhe fatura do të konfirmojnë realizimin e pagesës suaj.     Si mund të pajisen klientët e bankës me këtë shërbim?
  • Kartelë mbajtësit e bankës duhet të aplikojnë për kartela të reja të cilat posedojnë opsionin e “Pagesave Super të Shpejta”.
  • Ose klientët mund të aplikojnë në bankë për t’u pajisur me një kartele ngjitëse që mund të vendoset në telefonat mobil për t`i realizuar blerjet.
  Më shumë rreth këtij shërbimi, kliko këtu.
dua