Qysh me mposhtë lodhjen e vazhdueshme në punë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me mposhtë lodhjen e vazhdueshme në punë?

Qysh Me Qysh Me | Psikologji | 19 May 2020 | 18:14

Përveç gjumit të mjaftueshëm natën dhe një sy gjumë kur ndjeni nevojën për të, ka disa mënyra për t'u çlodhur. Ky blog ofron një numër këshillash për të gjithë ju që doni të mbusheni me energji, dhe gjithashtu të zvogëloni lodhjen. 

A jeni në një punë që ju frymëzon?

Nëse ju jeni të lidhur fort me punën që bëni, do të keni gjithmonë fuqi të mjaftueshme. Nga ana tjetër, çdo gjë që ju mërzit do t'ju ngadalësojë. 

Puna me njerëz interesant

Njerëzit të cilët janë të kënaqur me punën e tyre u japin fuqi dhe frymëzim të gjithë rrethit. Është e mahnitshme të punoni në një rreth i cili kujdeset për nevojat e gjithsecilit. 

Image

Jini më pak e zënë 

Ne jemi shumë të zënë këto ditë, ndaj zvogëloni detyrimet për të reduktuar stresin. Merrni pushime të shpeshta dhe jepini vetes një ritëm më të ngadaltë. Trupi juaj do t'ju falenderojë. 

Përqëndrimi

Kur bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë, është si një mashtrim mendor, por duhet të jeni të vetëdijshëm se ka një numër të kufizuar të gjërave që mund të kryeni me sukses brenda një dite. Kryeni një nga një detyrimet duke iu kushtuar secilit plotësisht. Kjo do të jetë më e shpejtë dhe më efikase, dhe do të jeni më pak i lodhur.

dua