Qysh me përfitu pagesën nga shteti i Kosovës nëse keni humb punën shkaku i koronavirusit? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përfitu pagesën nga shteti i Kosovës nëse keni humb punën shkaku i koronavirusit?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Pune | 06 April 2020 | 11:36

Nëse jeni punëtor që jeni pushuar nga puna shkaku i rrethanave të shkaktuara nga koronavirusi, ju mund të përfitoni një pagesë tre muajt e ardhshëm. Qeveria e Kosovës ka ndarë shumën prej 130 eurosh për secilin punëtor që ka humbur punën këto ditë shaku i koronavirusit.


Mirëpo, cilat janë procedurat që duhet ndjekur për këtë pagesë?

 

Kjo vlen vetëm nëse keni pasur një kontratë paraprake me punëdhënësin tuaj. Në këtë rast ju duhet të lajmroheni në Zyrën e Punësimit në Prishtinë. Aty duhet të dorëzoni kontratën e punës, vërtetimin e ndërprerjes së punës si dhe llogarinë e bankës, në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet me mjetet financiare.

 

Këtë mund ta bëjë edhe ish-punëdhënësi juaj duke e dorëzuar listën e punëtorëve të larguar nga kompania, përfshirë edhe llogaritë e tyre bankare. 

 

Pra, edhe nëse i dorëzon ish-punëdhenësi këto dokumente, paratë prap se prap do të përfundojnë në llogarinë tuaj. Ju vetëm duhet të merrni konfirmimin nga Zyra e Punësimit se kjo procedurë është kryer.
 

dua