Qysh do të dukeshin princeshat e Disney si femra moderne?

nga Argjenda Selmani

A keni menduar ndonjëherë si do të dukeshin princeshat e Disney si femra moderne? Kohët e fundit, artistja 29-vjeçare Yudelmis “Yudie” San Emeterio i është bashkuar trendit, duke filluar serialin e saj. Ish-përpunuesja e ekzemplarëve në një laborator privat e cili aktualisht është duke përfunduar diplomën e saj në Akademinë e Artit po u jep princeshave Disney ‘një shkëlqim modern’ dhe rezultatet i postoi në TikTok të saj.

Bela tek ‘E Bukura dhe Bisha’

Image

Kështu do të dukej princesha Bela si një vajzë lozonjare e ditëve të sotme.

Mulani

Image

Mulan portretizohet sërish si një vajzë ‘rebele’ me tatto.

Tiana tek Princesha dhe Bretkosa

Image

Tiana duket po aq lozonjare edhe në kohët moderne, ashtu sikur kur ishte një nga princeshat unike.

Jasmina tek Aladini

Image

Bukuria e Jasemnie padyshim që reflektohet edhe në versionin modern.

Rapunzela

Image

Flokët e princeshës Rapnuzela janë shkurtuar pak në versionin modern. Ajo mbetet njësojë e bukur.

Hirushja

Image

Bjondja Hirushe duket njësojë e hijshme edhe kur paraqitet në stilin e thjeshtë të ditëve të sotme.

Pse artistja e ka bërë këtë ndryshim?

Evolucioni i princeshave të Disney është i lidhur ndjeshëm me evolucionin e roleve gjinore edhe në shoqëri. Më parë, për shembull, Borëbardha dhe Hirushja u portretizuan të këndshme, punëtore dhe në të njëjtën kohë, të përkushtuara për të realizuar punët e tyre të shtëpisë. Por, në fillim të viteve ’90, princeshat e Disney ishin shumë më ndryshe.

Belle te “E bukura dhe Bisha” dhe Ariel tek “Sirena e Vogël” u portretizuan si të zgjuara, largëpamëse dhe që kishin një vullnet të fortë. Disa nga filmat më të fundit të princeshave të Disney si Tangled, Brave, Frozen dhe Moana përfaqësojnë personazhin kryesor të femrës edhe më të pavarur, të guximshme.

Krediti për fotot shkon për: vanotyarts