Qysh duhet të veprojmë kur digjemi në shtëpi?

nga Argjenda Selmani

Shpesh na ndodh të digjemi në shtëpi. Gjatë gatimit, nga uji i nxehtë. Nga zjarri apo nga paisjet si hekuri për hekurosje. Megjithatë ka shumë rëndësi që të reagojmë në mënyrë të duhur pas diegjes në lëkur. Kësisoj do t’ja lehtësojmë dhimbjen vetës dhe do të ndihmojmë që të mos kemi shenja më pastaj.

Hapi i parë

Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit, sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut. Temperatura e zonës ulet, e lëkura dhe indet nuk djegin më dhe plaga fillon të përthahet. Mbajeni dorën në ujë derisa dhimbja të lehtësohet. Mbasi ta keni ftohur pjesën e djegur, me ujë të ftohtë.

Çfarë duhet të apikojmë?

Nëse keni një lule aloe vera më shtëpi prisni menjëherë një gjethe të saj dhe përdoreni gjellin në plagë. Aloe vera është ndihmesa më e madhe kundër të djeugrave në momentin që ndodhin. Prandaj nëse nuk mbani në shtëpi xhel alovere ose lule alovera mendojeni edhe një herë këtë gjë. Mjalta gjithashtu punon shumë mirë kundër te djegurave. Prandaj mund të aplikoni edhe mjatën në plagë. Pas kësaj është mirë të konsultoheni me dermatologun tuaj varësisht nga shkalla e të djegurës që keni marrë. 

Çka duhet të shmangim nëse digjemi?

  • Vaji,
  • e bardha e vezës,
  • pudra,
  • mielli, etj.

Këto duhen evituar sepse ngadalësojnë procesin e shërimit dhe nuk janë sterilë. Vaji, nga ana tjetër, ngrohet nga temperatura e plagës dhe përkeqëson situatën. Mos e vini kurrë plagën në kontakt direkt me akullin, mos kruani flluskat, mund t’i shponi vetëm me gjilpërë sterile dhe përdorni doreza.