Qysh Me Aktivizu GPRS ne Vala?

nga Argjenda Selmani

Si aktivizohet GPRS? GPRS aktivizohet përmes njërës nga zgjedhjet e mëposhtme: • Regjistrimit online në www.valamobile.com/gprs; • Vizitës në Qendrën më të afërt të Kujdesit ndaj Konsumatorëve; • Thirrjes në 555 për përkrahje në Qendrën e Thirrjeve. Kërkesa për aktivizimin e shërbimeve GPRS në rast të mbingarkesës mund të zgjasë deri në 48 orë. vala 4gSi konfigurohet GPRS? Klikoni në  “Si të konfigurohet GPRS” në www.valamobile.com/gprs. Gjeni llojin tuaj të telefonit mobil dhe ndiqni udhëzimet. A mund të shkëmbehen SMS ose të bëhen thirrje gjatë përdorimit të GPRS? Po, përveç gjatë shkarkimit.   Çka është Internet – GPRS? General Packet Radio Service (GPRS) është shërbim i teknologjisë valore në telefoninë mobile i cili u ofrohet shfrytëzuesve të rrjetit GSM. Ka shpejtësi mesatare prej 56 deri 115 kbps dhe lidhje të vazhdueshme në internet, duke përdorur kanalet e rrjetit GSM. Çka mund të përfitoni nga GPRS? • Qasje në internet përmes telefonit mobil në çdo kohë dhe kudo që të jeni; • Shfletimin e faqeve të ndryshme në internet; • Shkëmbimin e postës elektronike; • Bisedë përmes internetit; • Transfer të të dhënave; • Përdorimin e shërbimeve zbavitëse dhe aplikacioneve tjera. A funksionon  GPRS në të gjitha llojet e telefonave mobilë? GPRS mund të përdoret nga të gjithë telefonët mobil që e përkrahin këtë teknologji.   Ku mund të gjenden informata shtesë për GPRS? Për informata shtesë vizitoni website-in tonë në: www.valamobile.com/gprs ose thirrni 555 (falas) në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorë.