Qysh me aktivizu Internet Roaming në IPKO?

nga Argjenda Selmani

Qysh me aktivizu Internet Roaming në IPKO? Këtë verë, pushimet tuaja do të jenë më të lira me pakot roaming të internetit dhe min/sms në mobil. Në varësi të cilit vend planifikoni ta vizitoni, Ipko ofron pako që ju shërbejnë më së miri nevojave tuaja të komunikimit.

Ja cilët janë operatorët me të cilët mund të lidheni:

  • Shqipëri – Albtelecom, Telekom Albania ose Vodafone
  • Maqedoni – One/Vip
  • Mali i Zi – M:Tel (29703)
  • Turqi – Vodafone

Paketat e Internet Roaming në IPKO

Secila pako vlen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi. Për t’ju funksionuar interneti në mobil, lidhuni manualisht me operatorët e lartëpërmendur. Sigurohuni që APN-ja është IPKO dhe aktivizoni “Data” dhe “Data Roaming” tek Settings.

  1. Për të aktivizuar pakon ditore me 200 MB, e cila kushton 1.50 Euro thirrni në numrin *478*1#.
  2. Për të aktivizuar pakon javore me 1 GB, e cila kushton 5 Euro thirrni në *478*2#.
  3. Për të aktivizuar pakon mujore me 2 GB, e cila kushton 10 Euro ju duhet të thirrni në *478*3#.Ashtu si edhe e dini, Ipko është një nga operatorët kryesor në vend. Për të marrë më shumv informata për shërbimet që ky operator i ofron, jo vetëm për roaming, por për secilën problematik tjetër, vizitoni faqen zyrtare të IPKO-s.