Qysh me aktivizu internetin roaming në IPKO?

nga Argjenda Selmani

Këtë verë, pushimet tuaja do të jenë më të lira me pakot roaming të internetit në mobil dhe ato me min/sms. Varësisht cilin vend planifikoni ta vizitoni, ne ju ofrojmë pako që ju shërbejnë më së miri nevojave tuaja të komunikimit.

Ju duhet të lidheni me njerin nga këta operatorë:

  • Shqipëri – Eagle, Telekom Albania ose Vodafone
  • Maqedoni – One/Vip
  • Mali i Zi – M:Tel (29703)
  • Turqi – Vodafone

Secila pako vlen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi.

Për t’ju funksionuar interneti në mobil, lidhuni manualisht me operatorët e lartëcekur, sigurohuni që APN është IPKO dhe aktivizoni “Data” dhe “Data Roaming” te Settings.

  1. Për të aktivizuar pakon ditore me 200 MB, e cila kushton 1.50 Euro ju duhet të thirrni në *478*1#,
  2. Për të aktivizuar pakon javore me 1 GB, e cila kushton 5 Euro ju duhet të thirrni në *478*2#,
  3. Për të aktivizuar pakon mujore me 2 GB, e cila kushton 10 Euro ju duhet të thirrni në *478*3#.
Image

 

banner