Qysh me apliku për pasaportë nëse jeni nën moshen 16 vjecare?

nga Flogerta Driza

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Certifikata e lindjes.
  • Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
  • Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit
  • Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).
  • Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.
  • Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
  • Fëmija nën kujdestari, duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
  • Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
  • Certifikata e vendbanimit.
  • Dëshmia për pagesën e pasaportës.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Burimi: http://www.rks-gov.net/