Qysh me apliku për patentë shoferi?

nga Argjenda Selmani

Jeni i ri apo e re nga Kosova dhe doni të aplikoni për patentë shoferi? Para jush janë disa procedura që duhet t’i kryeni. Lexoni këtë artikull deri në fund për të kuptuar hapat e nevojshëm. Nëse shkoni në bazë të këtij udhëzuesi që duhet ta ndjekin të gjithë banorët e Kosovës patjetër se do të keni sukses.

Informator për pajisjen me patentë për shofer

Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen për herë të parë me Patentë për shofer në Republikës së Kosovës.

  • Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB

Kërkesa për pajisje me patentë për herë të parë ose shtimi i kategorive bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto raste kërkohen këto dokumente:

  • Çertifikata juaj personale mbi dhënien e provimit,
  • Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie – gjithsesi plus 18 vjet,
  • Çertifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk ka asnjë procedurë ndaj atij personi,
  • Kopjen e patentës shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,
  • Fletëpagesa me shumën prej 20 euro,
  • Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale,
  • Çertifikatën Shëndetësore.Kur t’i keni plotësuar të gjitha këto pika ju mund të aplikoni për patentën tuaj të veturës. Pas kësaj ju mbetet vetëm të prisni që dokumenti të jetë gati.

Burimi: http://www.rks-gov.net/