Qysh me apliku për Punëtorinë për Blogging?

nga Argjenda Selmani

‘BLOGS (Blogjet) ofrojnë një mundësi inovative ku të gjithë qytetarët mund të shpërndajnë informata dhe ngrisin çështje të rëndësishme në komunitetin e tyre përmes internetit, ndër tjerash, blog-u mund të përdoret dhe si mjet efektiv i avokimit. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon punëtori tre-ditore për aktivistët e rinjë, nga data 21-23 maj, në Prishtinë, për të mësuar më shumë për bllogun si formë të shprehjes së mendimit dhe angazhimit qytetar.

Ftohen të gjithë të rinjtë e Prishtinës t’i përgjigjen ftesës sonë për aplikim, duke dërguar (1) rezymenë dhe (2) një letër motivimi (rreth 250 fjalë, përmes të cilave tregojnë se cila çështje i brengos më së shumti në komunitetin e tyre), përmes mesazhit në faqen e Facebook-ut tonë. Nga grupi i përzgjedhur i dhjetë (10) të rinjëve pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara si “Ekipi i Bllogerëve të Prishtinës”, do të përzgjidhen 3 bllogerët më aktiv, të cilët do të shpërblehen.

ftese-per-aplikim Më poshtë do të gjeni 10 hapa të thjeshtë të cilat duhet t’i përfundosh para datës 21 maj 2014, ora 12:00!

Hapi 1: Hap web-browserin (shfletuesin) dhe kyçu online në faqen e Facebookut tuaj;

Screen Shot 2014-05-15 at 23.00.44

Hapi 2: Shko te kutia e zbrazët për kërkim (search bar) dhe shtyp: UNDP Kosovo; Screen Shot 2014-05-15 at 23.01.24

Hapi 3: Shko te kutia “Events” (ngjarje), e cila gjendet në anën e djathtë të faqes, përfundi fotografisë (cover picture); Screen Shot 2014-05-15 at 23.01.48

Hapi 4: Kliko te “Ftesëpër Aplikim – Punëtori për Blogging” dhe lexo të gjitha informatat;

Hapi 5: Përgatit apo azhurno (1) CV-në/rezymenë;

Hapi 6: Përgatit një (2) letër motivimi rreth 250 fjalë ku tregon se cila çështje të brengos më së shumti në komunitetin tënd;

Hapi 7: Kthehu prap te UNDP Kosovo, sikur në hapin e dytë;

Hapi 8: Kliko te “Message” (mesazh), do të të hapet një kuti; Screen Shot 2014-05-15 at 23.04.19 Hapi 9: Kliko te “Add Files” (shto dokumentet) dhe shkarko (1) CV-në/rezymenë dhe (2) letrën e motivimit; Screen Shot 2014-05-15 at 23.04.43

Hapi 10: Kontrollo Facebookun kohë pas kohe dhe prit përgjigje;