Qysh Me Bo Nje Post Ne Blog (10 Keshilla)?

nga Argjenda Selmani
1.Bëni të ditur mendimin tuaj

Njerëzit i duan blogjet, i duan sepse në blogje shkruajnë njerëz dhe jo kompani. Njerëzit duan të dijnë se ç’mendojnë njerëzit, ose për ta bërë më të kuptueshme, duan të dijnë atë që mendoni ju. Tregoni atyre se çfarë saktësisht ju mendoni, duke përdorur sa më pak fjalë.

2.Linkoni

Në postin tuaj shtoni linqe që qojnë në faqe tjera të cilat kanë përmbajtje të ngjajshme me atë të postit. Pra përmendni artikuj në faqe tjera që kanë informata mbi atë që ju keni shkruajtur.

3.Shkruani pak

Jepni sa më shumë informata, me sa më pak fjalë. Koha ka limit, kurse njerëzit janë të zënë pa limit.

4. 250(fjalë) mjaftojnë

Një post i gjatë është i lehtë për të u harruar dhe i vështirë për tu kuptuar. Postimi i shkurtë është krejt e kundërta.

5.Bëjeni titullin energjik

Përshkruani tërë mendimin tuaj në titull. Vështroni pak gazetat se si e bëjnë këtë.

6.Vendosni të paktën një listë në postin tuaj

Të gjithëve na pëqejnë listat, kur ndajmë disa fjali me viza ose pika, duket e lezetshme, apo?

7.Bëjeni postin tuaj që të shqyrtohet lehtë

Bëni postin tuaj të lehtë, të thjeshtë dhe të kuptueshëm në çdo fjalë.

8.Përputhu me stilin tënd

Kur të keni caktuar një stil për audiencën tuaj, mos iu ndani atij. Sa më natyral aq më i afërt je me ta.

9.Mbushe postin me fjalë kyçe

Mendoni për fjalët kyçe me anë të të cilave njerëzit do kërkonin për postin tuaj, dhe përdorini sa më shumë që të jetë e mundur në një post.

10.Ndrysho postin tënd

Të shkruarit mirë gjindet pikërisht tek ndryshimi i postit. Para se të klikoni buttonin e publikimit, ri-shikoni postin dhe mundohuni të gjeni pjesë që me të vërtetë kanë nevojë për të u ndryshuar.