Qysh me bo screenshot në kompjuter?

nga Argjenda Selmani

Nëse ju keni nevojë për të fotografuar ekranin e kompjuterit tuaj, nuk keni nevojë të përdorni ndonjë paisje si mobil apo kamera për ta fotografuar pamjen në ekran, por ju mund të përdorni një opcion shumë të thjesht për të fotografuar ekranin. Hapi 1: Siç shihet në foton më poshtë, klikoni butonin “Print Scrn” në tastierën tuaj.

2010-05-02_095651_KeyboardPrintscreenKey

Hapi 2: Hapni aplikacionin “Paint”, duke klikuar në pullën “Start”, pastaj Programs dhe Accessories. Siç shihet në foton më poshtë.

1screenshot Hapi 3: Tek menyja e “Edit” zgjedhni opcionin “Paste” dhe pastaj ruajeni foton nëpërmjet opcionit “Save As”. Shikoni foton në vazhdim.

2screenshot