Qysh me bo smokey eye?

nga Argjenda Selmani

Një nga stilet me atraktive të grimit të syve është smokey eye. Vitet e fundit ky stil i grimit konsiderohet si tejet atraktiv. Në fillim këtë lloj grimi arrinin ta praktikonin vetëm aristët e make-up.  Për këtë arsye ky stil grimi fatkeqësisht duket i komplikuar për vajzat që nuk e praktikojnë grimin shumë shpesh. Megjithatë fatmirësisht, nuk është aq e vështirë sa duket. Sekreti i make-up artistëve është në shesh. Ju mund të mësoni të realizoni smokey eye edhe vet. Madje edhe nëse nuk jeni praktikuese e rregullt e grimit.

Si ta bëjmë këtë?

Ne përmes një udhëzuesi të thjeshtë po përpiqemi të ju tregojmë hap pas hapi se si të bëni një smokey eye. Filloni me bazën e grimit. Shpërndajeni atë lehtë nëpër sy.  Pastaj vazhdoni tutje me nuancën apo thënë ndryshe me ngjyrën e hapur. Tregonui kujdes dhe shpërndajeni mirë. Kur ta keni bërë këtë ka ardhur koha të kaloni në hapin tjetër. Tek kufizimi i syrit. Tregoni kujdes gjatë kufizimit të syrit lart. Kjo është pjesa më e dukshme tashmë kur filloni të përdorni ngjyrën e mbyllur.

Pastaj është radha e pjesës poshtë vetullave, që bëhet me ngjyrë fare të hapur për t’i theksuar ato. Në fund mbërrijme edhe tek pjesa e poshtme e syrit. Shpënrdani hijezimin e grimit me delikatesë. Për të realizuar një somkey eye të bukur nddiqni hapat e prezantuar më poshtë në fotografi. Mos harroni, grimi don durim dhe praktikë! Edhe nëse nuk e arrini rezultetin e dëshirueshëm herën e parë, pratikojeni disa herë dhe patjetër se do të keni sukses.

Image