Qysh me deaktivizu AutoCorrect-in ne Android?

nga Flogerta Driza

Qysh me deaktivizu AutoCorrect-in ne Android? Në këtë artikull do t’ju tregoj se si të çaktivizoni AutoCorrect-in në një sistem operativ android, hap pas hapi shoqeruar edhe me imazhe.

Hapi 1

Hapni cilësimin duke rrëshqitur poshtë shiritin e statusit me dy gishta nga lart poshtë ekranit. Do të gjeni ekranin siç tregohet në imazhin më poshtë. Më pas zgjidhni “Cilësimet” në anën e sipërme të djathtë të ekranit.

deaktivizu AutoCorrect

Hapi 2

Pas kësaj, shkoni te cilësimet bazë duke rrëshqitur ekranin lart dhe zgjidhni “Gjuha & Input”. Imazhi është dhënë më poshtë.

Android screen

Hapi 3

Tani do të shihni ekranin siç tregohet në imazhin e dhënë më poshtë, dhe nga aty zgjidhni “Google/Android keyboard”. (Cilësimet -> Gjuha dhe Inputi -> Google/Android Keyboard).

deaktivizu AutoCorrect

Këtu ju është dhënë edhe kontrolluesi i drejtshkrimit në imazhin e mësipërm që përdoret për të kontrolluar drejtshkrimin sipas fjalorit. Mund të aktivizojmë dhe çaktivizojmë gjithashtu edhe kontrollin e drejtshkrimit duke klikuar mbi të.

Hapi 4

Do të shihni opsione të ndryshme në menunë e tastierës së Google, nga ajo zgjidhni “korrigjimin e tekstit”. (Cilësimet -> Gjuha dhe Inputi -> Google/Android Keyboard -> Korrigjimi i tekstit). Ky hap tregohet në imazhin e dhënë më poshtë.

Android ScreenKjo ishte pra qysh me deaktivizu AutoCorrect-in në telefonat Android. Mund të gjeni artikuj të ngjashëm në të ardhmen nëse ju nevojiten. Për më tepër ndiqni qysh.me dhe artikujt tanë udhëzues.