Qysh me dit 10 fakte Interesante rreth botës?

nga Argjenda Selmani

Sa fakte interesante rreth botës i dini? Me siguri mendoni se shumë. Mirëpo gjithmonë mund të mësoni ndonjë të re. Me rreth 200 shtete dhe më shumë se 7.5 miliardë njerëz, bota është e mbushur me njerëz, vende dhe gjëra interesante, argëtuese dhe magjepsëse. Ja disa fakte tepër interesante:

1. Koreja e Veriut dhe Kuba janë vendet e vetme ku nuk mund të blihet Coca-Cola

Kjo pije e gazuar shitet praktikisht kudo, megjithatë ende nuk ka arritur (zyrtarisht) të shitet në Korenë e Veriut ose Kubë, sipas BBC. Kjo është një nga ato fakte që ju habisin vërtetë.

2. E gjithë popullsia e botës mund të futet brenda Los Angeles

Sidoqoftë, mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Kjo bëhet e mundur nëse secili prej nesh do të qëndronte krah për krah. Me pak fjalë të gjithë mund të futemi brenda 500 milje katrorë të Los Anxheles-it, sipas National Geographic.

3. Ka më shumë binjakë tani se kurrë më parë

Ky është një nga ato fakte që ka bazë shkencore. Shkencëtarët besojnë se kjo prirje vjen për faktin se femrat po lindin relativisht vonë dhe kanë tendencë të kenë më shumë binjakë në moshë të vonët.

4. Speci më djegës në botë është aq djegës sa mund t’ju vrasë

Piper djegës i Dragoit është aq djegës sa është tërësisht vdekjeprurëse. Nëse hani një të tillë, mund të shkaktojë një lloj shoku anafilaktik, duke djegur rrugët e frymëmarrjes e duke i mbyllur ato.

5. Franca është vendi më i vizituar në botë

Franca është një vend i bukur, i mbushur deri në buzë me verëra të shijshme, djathë marramendës dhe mijëra romanca. Pra, nuk është për t’u habitur që më shumë njerëz duan të vizitojnë Francën se çdo vend tjetër në botë, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara.

6. Indonezia është shtëpia e disa prej njerëzve më të shkurtër në botë

Megjithëse ka njerëz të shkurtër dhe të gjatë kudo, Indonezia është shtëpia e disa prej njerëzve më të shkurtër në botë. Sipas të dhënave të përpiluara nga burime të ndryshme globale nga Telegrafi në vitin 2017. Hollanda apo edhe vendet sllave kanë njerëzit më të gjatë me një mesatare 180-184 cm.

7. Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë ishte -97 gradë Celsius

Temperatura u regjistrua në Antarktidë gjatë një harku kohor hulumtimi midis viteve 2004 dhe 2016. Vetëm disa frymëmarrje të atij ajri aq të ftohtë do të shkaktonte hemorragji në mushkëritë tuaja dhe do t’ju vriste.

8. Afrika dhe Azia janë shtëpia e gati 90 përqind të popullsisë rurale në botë

Kina ka një popullsi mbresëlënëse të madhe rurale, me 578 milion që jetojnë jashtë qendrave kryesore urbane.

9. Monedha më e shtrenjtë në botë u shit për një shumë prej 7 milion $

Double Eagle e 1933 ishte një monedhë 20 dollarëshe amerikanë e bërë prej ari që nuk hyri kurrë në qarkullim. Ajo u shit në shumën marramëndëse 7 milion$.

10. Në vitin 2018 numri rekord i 92 vendeve garuan në Lojërat Olimpike Dimërore

Kur u zhvilluan Lojrat Dimërore PyeongChang në vitin 2018, 2,952 atletë u paraqiten nga gjithsej 92 vende. Kjo mundi rekordin e mëparshëm të 2.800 atletëve nga 88 vende që morën pjesë në Lojërat Dimërore të vitit 2014.