Qysh me ditë 3 mënyra për të krijuar shpejt një shënim në iPhone ose iPad?

nga Flogerta Driza

3 mënyra për të krijuar një shënim në iPhone ose iPad. Në këtë artikull do t’ju tregojmë disa mënyra të shpejta se si të bëni shpejt një shënim në iPhone ose në iPad nëse jeni duke përdorur atë. Rëndësi ka që të tregoheni praktikë dhe të shpejtë, që të mos humbisni asnjë mendim.

1. Shtoni një shënim në Iphone duke përdorur një vegël (widget)

një shënim në iPhone

Është e thjeshtë dhe e shpejtë të merrni një shënim duke përdorur një widget të veçantë që mund t’a shtoni në ekranin tuaj Today View. Për të shtuar widgetin e Shënimeve, shkoni tek Today View duke lëvizur nga e majta në të djathtë në faqen e parë të ekranit tuaj. Në fund, klikoni mbi butonin “Ndrysho”. Pastaj lokalizoni “Shënime” në listën e ëidget dhe klikoni mbi të për ta shtuar.

2. Shtoni një shënim duke përdorur Sirin

Image

Nëse dëshironi të bëni shpejt një shënim duke përdorur vetëm zërin tuaj, kërkojini ndihmë Sirit. Flisni me Sirin duke mbajtur dhe shtypur butonin tuaj anësor (ose butonin Home në pajisjet e vjetra), ose thoni “Hej Siri” nëse e keni tashmë të instaluar atë. Më pas thuaj Sirit, “Merr një shënim”. Siri do të pyesë se çfarë dëshiron. Flisni me zë të lartë që gjithçka të kuptohet në shënim dhe do të shtohet automatikisht tek Shënimet

3. Shtoni një shënim duke përdorur butonin e shpërndarjes

Image

Është po ashtu e lehtë të shtoni një shënim duke përdorur butonin “Shpërndaj” në disa aplikacione. (Butoni i Ndarjes duket si një shesh me një shigjetë që tregon lart.)

Për shembull, nëse jeni duke kërkuar në internet me Safari dhe dëshironi të krijoni një shënim në bazë të faqes që jeni duke parë aktualisht, klikoni mbi butonin “Share”. Gjeni ikonën “Shënime” në listën e aplikacioneve dhe klikoni mbi të. Do t’ju jepet një shans të shtoni një shënim me shkrim para se ta ruani.

banner