Qysh me i ditë 5 fakte interesante rreth universit?

nga Flogerta Driza

Universi është epik, mahnitës dhe i çuditshëm! Magjik përtej besimit, dhe kështu për ta festuar madhështinë e tij kam vendosur t’ju sjell disa gjëra interesantë rreth universit.

1. Kur shikoni lart në qiell, jeni duke parë në të shkuarën

bukurite e universit

E çuditshme, por e vërtetë! Dhe ja pse: Yjet që ne shohim lart janë shumë larg nesh. Prandaj, ajo dritë ka marrë shumë kohë për të udhëtuar nëpër hapësirë ​​për të arritur tek ne. Për shembull, ylli i quajtur Vega është relativisht afër nesh afro 25 vite larg, kështu që në të vërtetë ne po shohim një dritë që është lëshuar nga ylli 25 vjet më parë.

2. Një re gjigande alkooli ekziston në hapësirë

Image

Në Shigjetarin B (një re gjigande molekulare), qëndron një sasi jashtëzakonisht e madhe e alkoolit. Përmban 10 miliardë miliardë-miliardë litra alkool.

3. Mali më i madh në sistemin diellor ekziston në Mars

fshehtesit e universit

Në planetin Mars ekziston mali më i madh dhe më i larti brenda sistemit tonë diellor. është një vullkan gjigand, që arrin 26 km lartësi dhe një rreze gati 600 km. Për t’ju dhënë një krahasim, është gati tre herë sa lartësia e malit Everest.

4. Një ditë në Venus është më e gjatë se një vit

Image

Huh? Më lejo të shpjegohem. Venus është planeti më i ngadaltë brenda sistemit tonë diellor. Në fakt, duhet më shumë kohë që ai të rrotullohet plotësisht rreth aksit të vet. Kjo do të thotë që planeti në të vërtetë ka ditë që zgjasin edhe më gjatë sesa vitet. Një vit në Venus është i barabartë me 224 ditë Tokë. Dhe një ditë në Venus është e barabartë me 243 ditë Tokë.

5. Një lugë çaji i një ylli neutron peshon rreth një miliard ton

sekretet e universit

Në Univers, kur ndodh një ngjarje e tillë, pra kur një yll masiv vdes, ajo që ngelet formon diçka që quhet yll neutron. Këto yje janë aq të dendura saqë edhe një lugë çaji nga materiali i saj thuhet se peshon më shumë sesa mali Everest.