Qysh me dit 5 kuriozitete interesante rreth maceve?

nga Argjenda Selmani

Për adhuruesit e maceve kemi sjellë këto kuriozitete, që me shumë mundësi i dini më mirë se ne. Mirëpo në rast se e keni harruar se sa krijesa të mrekullueshme janë macet, po ju sjellim 5 fakte interesante për to. 

1. Sytë e maceve zbulojnë gjuetarin brenda tyre

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë-Berkeley studiuan 214 mace të ndryshme dhe përcaktuan se forma e bebëzave të syrin përcaktonte shumë për stilin e jetës së tyre. Veçanërisht kur bëhet fjalë për sjelljen e tyre grabitqare. Ato me bebëza vertikale, si macet shtëpiake, priren të zënë pritë pren e tyre

2. Macet nuk gërrhasin vetëm kur janë të lumtura

Po, mackat nuk gërhasin vetëm kur janë duke u përkëdhelur ose duke ushqyer kotelet e tyre, por edhe kur nodhen në situata stresuese. Kjo gjë i ka çuar shpesh studuesit në një debat të vazhdueshëm se pse gërhasin macet dhe për çfarë qëllimi u shërben. Studiuesit kanë përcaktuar se macet gërrhasin në frekuenca midis 25 dhe 150 Hertz, një interval frekuencash që “mund të përmirësojë densitetin e kockave dhe të promovojë shërimin”.

3. Macja më e vjetër që është ende gjallë është 26 vjeç

Sipas Librit të Rekordeve Gines, një mace 26-vjeçare, e quajtur Corduroy, aktualisht është macja më e vjetër shtëpiake. Macja më e vjetër e njohur shtëpiake që ende mban rekord quhej Creme Puff, dhe ajo jetoi gati 38 vjeç. Macja shtëpiake jeton mesatarish 15 vjet.

4. Macet nuk shijojnë ëmbëlsinë

Macet janë ndoshta gjitari i vetëm që nuk mund të shijojnë ëmbëlsinë. Macet, duke përfshirë luanët dhe tigrat, nuk e kanë aminoacidin përgjegjës në ADN-në e tyre për të shijuar gjërat e ëmbla. Mungesa, nëse është vërtet ajo që është, mund të lidhet me faktin se macet janë kryesisht mishngrënës, të cilët kanë prejardhje nga një linjë e gjatë e karnivorëve. 

5. Jo të gjithë macet e duan Katnipin

Thuhet se tigrat e duan piperin, por e urrejnë kanellën. Një tjetër gjë që tigrat duan? Katnip. Gjethet e katnip mund të bëjnë që çfarëdo mace të corientohet për tpaktën 10 minuta të mira. Sipas Science American, reagimi i maceve ndaj barishteve përcaktohet nga gjenetika e saj. Midis 20% dhe 30% e maceve janë imune ndaj efekteve të saj. Gjithashtu, katnip nuk ka asnjë efekt tek macet më të reja se 6 muajshe.