Qysh me ditë çfarë ka të re në dua.com në versionin e përditësuar?

nga Flogerta Driza

Qysh me dit çfarë ka të re në dua.com në versionin e përditësuar? Para se të përgjigjemi na lejoni t’ju tregojmë se si të përditësoni versionin e fundit të dua.com. Është shumë e thjeshtë në fakt.

Nëse nuk keni përditësuar versionin e fundit, sapo të hapni aplikacionin do t’ju shfaqet një Pop Up. Mjafton të klikoni aty dhe përditësimi i aplikacionit bëhet automatikisht.

Çfarë ka të re në dua.com? Sapo lancuam një version të ri të Aplikacionit ❕

Gjithçka e re në app ka të bëjë me përvojën e CHAT-it

çfarë ka të re në dua.com

👉🏻 E RE: Tashmë shënohen bisedat si të palexuara ose të lexuara
👉🏻 E RE: Mund tu bëni like mesazheve duke klikuar dy herë mbi të brenda bisedës.
👉🏻 E RE: Tani mund të dërgoni dhe merrni GIF brenda një bisede
👉🏻 E RE: Ikona e Chat-it tani ju lëviz deri në krye

Sfidat tona për këtë vit kanë qënë të mëdha, jo vetëm pandemia por edhe menaxhimi i aplikacionit tonë dhe shtimit të përdoruesëve në aplikacion. Gati 14 përditësime të reja u kryen vetëm këto dy muaj.

Kemi lancuar shumë karakteristika të reja. Duke filluar nga përmirësimet e UX e deri tek lancimi i një pasqyre më të detajuar të kartës së profilit me etiketa të gjelbra të theksuara që tregojnë se me kë përputhesh më mirë.

Përditësimet e mëparshme të aplikacionit kanë përfshirë:

çfarë ka të re në dua.com

✔️ Ftojini miqtë të marrin më shumë përshtypje!
✔️ Mundësia për të verifikuar llogarinë tuaj për një shtrirje më të mirë.
Procedure më user-friendly për tu kycur me Facebook.
✔️ Paraqitje e mënyrave të reja të kalimit nga dua Help, në dua Love e dua Biz.
Experience dhe përvojë më e shpejtë brenda shkëmbimeve të bisedave në app.
✔️ Raportimi i profileve që në pamjen e kartës së profilit. Tani mund të raportoni profile të tjera pa u përputhur duke hapur profilin e tyre.

Super Pëlqimi për 12 orë nuk ekziston më dhe së shpejti do të lacohet: InstaChat!

Stafi i duas është i ekzaltuar të përcjellë këto përditësime. I urojmë të gjithëve festa fantastike dhe mbi të gjitha eksperiencë sa më të mirë në dua.com

banner