Qysh me dit cilat ushqime nuk kanë nevojë të futen në frigorifer?

nga Flogerta Driza

Ju duhet të dini se janë disa ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer. Edhe pse frigoriferi është pajisja shtëpiake që ka rolin më të rëndësishëm gjatë stinës së verës, disa ushqimeve s’ju duhet ai. 

Këto ushqime janë:

Qepa

Lagështia e frigoriferit i bën ato të buta dhe të mykura. Mbajini qepët në vend të freskët e të thatë, pasi frigoriferi i zbut dhe një sekret tjetër për qepët është se ato nuk duhet ti lini afër patateve pasi ato do të prishen më shpejt.

Kafeja

Të lësh kokrrën e kafesë apo vetë kafenë në frigorifer është gabim. Një pjesë të madhe të saj vendoseni në ngrirje, ndërsa një pjesë të vogël në një vend të freskët e të errët.

Vaji i ullirit

Nëse ju do e vendosni në frigorifer atë, atëherë ai do të trashet duke marrë trajtën e gjalpit. Prandaj frigoriferi nuk i duhet vajit të ullirit.

Patatet

Nëse i mban patatet në frigorifer, ato do të bëhen të ëmbla dhe të ashpra. Kjo pasi temperatura e ftohtë e kthen niseshten në sheqer shumë shpejt. Do të ishte më mirë t’i mbani ato në një çantë letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë.

Domatet

Domatet e humbin të gjithë shijen e tyre në frigorifer, pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes.

Borziloku

Borzilokun duhet ta mbani në një gotë me ujë të freskët, njësoj si lulet, nëse e vendosni në frigorifer ai do të prishet më shpejt dhe do të marrë erë.

Mjalti

Mjalti do të qëndrojë i mirë përgjithmonë, nëse e mbani të mbyllur hermetikisht në temperaturë dhome.

Hudhra

Nëse e vendosni në frigorifer ajo do të fillojë të hapet dhe të do të forcohet. Për të shmangur prishjen dhe mykjen e tyre duhet t’i ruani në vend të thatë dhe të freskët.

Buka

Frigoriferi do e thajë shumë shpejt bukën. Megjithatë, përjashtim kanë rastet kur buka është në feta dhe keni në plan ta përdorni në ditët e ardhshme.