Qysh me dit disa fakte interesante rreth Kosovës?

nga Flogerta Driza

Qysh me dit disa fakte interesante rreth Kosovës? Kosova edhe pse një vend i vogël që ka pak më shumë se një dekadë që ka fituar pavarësinë, është një vend plot me fakte interesante.

1. Kosova (10,887 km katrore) është vendi më i vogël në Ballkan dhe është pothuajse i barabartë në sipërfaqe me madhësinë e Xhamajkës (10,991 km katrore). Kosova është pak më e madhe se Delaëare.

2. Mali Gjeravica (Ðeravica) është i lartë 2656 metra dhe është mali më i lartë në vend. Mali i Gjeravicës është vetëm pak më i ulët se mali i Korabit, i cili është i lartë 2,764 metra.

3. Rreth 40% e vendit është e mbuluar me pyje. Shumica e pemëve në pyll janë lisi dhe pisha. Dhe shumica e pyjeve janë të vendosura në jugperëndim të Kosovës.

4. Toni Bler është hero kombëtar në Kosovë. Ai ndihmoi në shpëtimin e njerëzve që vuanin gjatë luftës që u zhvillua mes viteve 1998 dhe 1999. Për të treguar mirënjohjen ndaj këtij udhëheqësi të madh, një çift shqiptar ka emëruar fëmijën e tyre “Tonybler” për nder të tij. Ka edhe disa fëmijë të tjerë që kanë ndjekur traditën.

5. NATO ndihmoi për të ndaluar Luftën e Kosovës.
Ky është një nga shembujt e parë në historinë botërore ku ndërhyrja e suksesshme perëndimore solli ndaljen e një lufte. Paqja në rajon u arrit me ndihmën e tre muajve të ndërhyrjes ushtarake nga NATO duke filluar që nga marsi i vitit 1999.

6. Më shumë se 70% e popullsisë së vendit është nën moshën 35 vjeç, gjë që e bën atë vendin më të ri në të gjithë Evropën. Mosha mesatare e popullit të Kosovës është 29.1 vjet (rreth 2017.)

7. Populli i Kosovës hyn tek popujt më të gjatë në borë. Gjatësia mesatare e meshkujve është 179,53 cm ndërsa gjatësia mesatare e femrave është 165.72 cm.