Qysh me dit efektet negative nga rrjetet sociale?

nga Flogerta Driza

Qysh me dit efektet negative nga rrjetet sociale? Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Kopenhagës, rezulton se përdorimi i tepruar i mediave sociale, mund të shtojë ndjenjën e zilisë. Në artikullin e publikuar, thuhet se kjo ndikon negativisht edhe nëse nuk gjendeni në një lidhje me dikë tjetër.

Efektet negative nga rrjetet sociale

Studimi i bërë me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të cilat kryesisht ishin femra, thotë se përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale të tilla siç janë Facebook, Instagram, Pinterest etj, mund të ndikojë negativisht në mirëqenien tuaj emocionale. Kjo nga ana tjetër ndikon negativisht në kënaqësinë tuaj me jetën që e keni. Hulumtuesit kanë sugjeruar që ndonëse nuk mund të ndërprisni përdorimin e rrjeteve sociale, atëherë praktikoni një pushim të gjatë kohor ndaj tyre.

Image

Si të shkëputeni sa më gjatë nga rrjetet sociale?

Në varësi të frekuentimit që bëni ndaj tyre, sugjerohet që konsumi ditor nuk duhet të kalojë më tepër se 30-45 minuta. Kjo është maksimumi i lejuar që duhet kaluar koha mbi to. Mirëpo, sic e dimë, të gjithë abuzojmë në këtë drejtim dhe ka raste që vetëm në një rrjet social si Instagrami apo Fecebook, mund të qëndrojmë me orë të tëra. Tashmë është shtuar edhe rrjeti social i Tik-Tok dhe kjo e ka bërë edhe më të vështrië shkëputjen prej tyre.

Së pari, vendosni me veten një afat kohor që të kaloni në profilin tuaj.
Së dyti, ndiqni këtë afat kohor me rigorozitet derisa të krijohet si zakon, të paktën për 21 ditë.
Së treti, nëse me kalimin e kohës shikoni se qëndrimi në këto rrjete ka qënë humbje kohe dhe se gjithcka që ju duhej ishin vetëm 30 minuta në ditë, ndiqni këtë ritëm.