Qysh me dit pse arkat e kursimit kanë formën e derrkucit?

nga Argjenda Selmani

A keni menduar ndonjëherë se pse arkat e kursimit kanë formën e derrkucit? Një nga faktet më interesantë është fakti që ne e lidhim kursimin e parave me simbolin e dërrkucit. Pse ndodh kjo? Arsyeja nuk ka të bëj fare me derrin, por me një lojë fjalësh. Lexoni më poshtë.

Derri si simbol i arkave të kursimit

Në Priene, Turqia e sotme u gjend një arkë kursimi në formë derri. Kjo arkë  daton që prej mbi 2,000 vjet më parë. Megjithatë, vetëm nga shekulli i tetëmbëdhjetë është përhapur përdorimi i tyre në formën e derrkucit.

Image

 

Shumë historianë besojnë se kjo formë rrjedh nga një lojë fjalësh. Pygg ishte një lloj balte që përdorej në Anglinë e vjetër për të bërë vazo dhe pllaka. Kur njerëzit veç të tjerash mbanin paratë e tyre. Asonanca ose ngjashmëria me fjalën “pig” (derr) i shtyu qeramistët anglez në prodhimin masiv të arkave të kursimit në formë derri nga shekulli XIX.

Arsyeja pra është mjaftë e thjeshtë dhe nuk ka të bëjë me derrin si arkë. Më pas simboli u derrkucit si arkë kursimi u përhap gjithandej, dhe përdoret edhe sot e kësaj dite nga shumë spote publicitare bankare. Sidomos kur bëhet fjalë për llogari kursimi ose kredi. Histori interesante, apo jo? Kujt do të ja merrte mendja!