Qysh me dit pse rastet e koronavirusit po rriten, ndërsa numri i vdekjeve jo?

nga Flogerta Driza

Rastet e të prekurve të koronavirusit në vendet e Ballkanit, veçanërisht Kosovë, Shqipëri e Maqedoni janë rritur shumë. Pyetja qëndron pse po shtohen kaq shumë rastet me koronavirus dhe pse nuk janë rritur vdekjet së bashku me rastet? 

Ekzistojnë të paktën katër shpjegime të mundshme (megjithëse këto arsye nuk janë përfundimtare).

Virusi do kohë të shfaqet

Së pari, koha ndërmjet kur një person fillon të shfaqë simptoma dhe më pas të vdes është mjaft e ndryshueshme. Për shëmbull për të shfaqur simptomat duhen dy javë. Gjithashtu, në atë kohë nuk ështe akoma e qartë se ne a kemi filluar një valë të dytë në nivelin kombëtar apo jo. Sipas kësaj teorie, ne duhet të presim që të kemi një rritje të numrit të vdekjeve në javët e ardhshme.

Trajtim i përmirësuar

Së dyti, pothuajse me siguri po përmirësohemi në trajtimin e rasteve të COVID-19. Trajtimi më i mirë do të thotë që më pak raste përparojnë drejt rëndimit të sëmundjes e për pasojë kemi më pak raste vdekjeje. Megjithatë, nuk ka shumë prova që sugjerojnë se këto përmirësime janë të mjaftueshme për të shpjeguar tendencat e ndryshme në rastet e infektimeve dhe vdekjeve.

Ende nuk ka kurë për COVID. Tani për tani, ilaçet dhe terapia janë një mjet për t’u kujdesur për njerëzit që janë të sëmurë, por jo një mjet i mjaftueshëm për mposhtjen e pandemisë.

Më shumë testime

Së treti, rritja e numrit të testimeve me siguri ka rezultuar në zbulimin e një numri më të madh të çështjeve të buta. Kjo ndikon në llogaritjen e shkallës së fatalitetit të çështjes.

Pavarësisht kësaj teoria e testimit nuk arrin të shpjegojë ringjalljen e fundit të rasteve me COVID-19. Por mund të shpjegojë faktin që nga rastet e shumta një përqindje kalojnë me simptoma të vogla.

Shpërndarja e moshës

Teoria përfundimtare pohon se sjellja ka ndryshuar për segmente të ndryshme të popullatës. Sipas kësaj teorie, herët në epidemi të gjithë (pak a shumë) morën pjesë në distancimin social që kufizoi valën e parë. Ndoshta për shkak të faktit se pajtueshmëria ishte e detyruar me ligj përmes mbylljes së biznesit dhe urdhrave për strehim.

Sipas kësaj teorie, tani që bizneset dhe plazhet (dhe restorantet në shumë vende) janë të hapura, të rinjtë kanë rinisur aktivitetet e tyre tradicional të verës. Ndërsa grupmoshat me rrezik më të madh për tu prekur apo vdekur (moshat e treta), po qëndrojnë më tepër mbyllur.