Çfarë është veçoria Change Location në dua.com dhe si funksionon?

nga Flogerta Driza

Tashmë na ndan veçse një jave nga lançimi zyrtar i aplikacionit të dua.com dhe këtë herë aplikacioni do jetë i kompletuar. Pata rastin të takoj disa miq të cilët ishin shumë të interesuar për sa i përket këtij aplikacioni, dhe ajo që më pyetën më tepër ishte vecoria Change Location.

Nisur nga pyetjet e shumta e duke ditur se Change Location është një nga veçoritë themelore që e dallon dua App nga aplikacionet e tjera të takimeve online, po jua shpjegoj më poshtë se cfarë është dhe si funskionon

Çfarë është filtri Change Location?

Vecoria Change Location, ashtu si dhe vet emërtimi i saj Ndrysho Vendodhjen, shërben pikërisht për të ndryshuar vendodhjen e llogarisë tënde dhe si përdorues të fluturosh në të gjithë botën me një klik të thjeshtë.

Megjithatë, ka disa rregulla që duhet t’i ndiqni me këtë veçori:

1. Para së gjithash, nëse sapo keni krijuar një llogari për herë të parë ose nëse kjo veçori nuk është përdorur më parë – lokacioni do t’ju shfaqet si “Vendndodhja ime e tanishme”.

2. Përdoruesi mund të kërkoj njëkohësisht vetëm një qytet apo vetëm një shtet. Përveç kësaj – skedari i historisë së përdoruesit mund të përbëhet vetëm nga 5 lokacione, jo më shumë.

3. Pasi ti si përdorues të kesh fluturuar në një qytet tjetër, llogaria jote do t’i shfaqet ndryshe njerëzve brenda këtij qyteti. Pra, ti si përdorues do të kesh një ikonë të aeroplanit me emrin tënd. 

Si duhet ta përdorësh këtë veçori?

Përdoruesi klikon në pjesën e vendodhjes ku ai / ajo do të ketë mundësinë që të:

  • Fluturojë llogarinë në vendndodhje të re
    ose
  • Të qëndrojë në vendndodhjen e tij të momentit

Nëse si përdorues zgjedh të fluturosh në një lokacion të ri, duhet të shtypësh butonin ku do të shfaqet një hartë me një dritare kërkimi. Kurdoherë që ti si përdorues kërkon një qytet, do të shfaqet një listë rezultatesh. Pas lançimit zyrtar, aplikacioni do t’i nënshtrohet përditësimeve dhe përmirësive të vazhdueshme, ndaj edhe opsionet do jenë të shumta.

Kur përdoruesi zgjedh një qytet, ai / ajo duhet të konfirmojë vendndodhjen duke shtypur butonin Konfirmoj.
Pra, me pak fjalë, ti ndryshon vendodhjen e llogarisë tënde, kontrollon në rrezen më të afërt të mbulimit të aplikacionit tënd dhe kërkon për Përputhje të reja. Rrezja që aplikacioni i dua.com mbulon për të kërkuar një Përputhje të Re varion nga 1-160 km.