Qysh me ditë cilat janë disa nga viruset më të rrezikshme në botë?

nga Argjenda Selmani

Aktualisht bota po përballet me një virus të ri vdekjeprurës, Koronavirusin. Mirëpo gjatë historisë së vetnjerëzimi është përballuar me disa viruse vdekjepruëse. Më poshtë në ju sjellim një listë disa nga viruset më të rrezikshme me të cilat njerëzit janë përballur. S’duhet ta harrojmë se shkencarët dhe mjekët punojnë vazhdimisht për të na i dhënë ilaqet me të cilat i luftojmë këto armike të shëndetit tonë.

Hepatiti

Hepatiti shkakton më shumë se një milion vdekje në vit dhe hepatiti B ka pjesën më të lartë në këtë shifër. Virusi sulmon mëlçinë duke rezultuar në kancer të mëlçisë ose cirrozë. Edhe pse numri i vdekjeve nga hepatiti C është më i ulët se hepatiti B, ai ende vret rreth 350,000 njerëz në vit.

Virusi Marburg

Vdekshmëria nga ky virus ndryshon nga 24 në 88 për qind. Virusi Marburg shkakton gjakderdhje në traktin gastrointestinal dhe në të gjithë lëkurën, dhe në shumicën e rasteve, pacientët vdesin nga një sistem vaskular që është shkas për shok dhe dështim të organeve, gjë që më vonë rezulton me vdekje. Fatkeqësisht, akoma nuk ka shërim për këtë ethe hemorragjike.

Lasa 

Rreth pesë mijë vetë vdesin në vit nga ky lloj virusi, që për herë të parë është regjistruar te një motër medicinale në qytetin e Nigerisë, Lasa në vitin 1969. Virusi bartet nga minjtë në Afrikën Perëndimore. Lasa shkakton vjellje dhe ethe hemorragjike. Virusi prek në vit rreth 300.000 njerëz, prej të cilëve pesë mijë vdesin. 

Marburg

Shkalla e vdekshmërisë është 90 për qind. Virusi ka marrë emrin sipas qytetit gjerman Marburg, ku është paraqitur në vitin 1967 te një punonjës në një laborator që merrej me studimin e majmunëve të gjelbër të infektuar nga Uganda. Këtë vjeshtë në Ugandë nga ethet Marbugr kanë vdekur tre persona, derisa mbi 100 të tjerë janë në karantinë.

Ebola 

Për herë të parë u paraqit në vitin 1976, në një fshat pranë lumit  Ebola në Kongo, ndërsa pas kësaj u shënuan njëzet epidemi të kësaj sëmundjeje në Afrikë. Epidemia më e keqe ishte në Afrikën Perëndimore, ku gjatë periudhës 2013 deri 2016 vdiqën 11.300 njerëz. Bartës së kësaj sëmundjeje janë lakuriqtë e natës. Njerëzit infektohen në kontakt me gjakun, organet ose lëngjet tjera trupore të majmunëve të infektuar nga lakuriqët e natës. Simptomat e sëmundjes janë temperatura e lartë, ethet, dhimbja e kokës, vjellje, marramendje, gjakderdhje, komë dhe vdekje.