Qysh me ditë cilat ushqime e mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit?

nga Flogerta Driza

Nëse keni problem me nivelin e sheqerit në gjak duhet të tregoheni të kujdesshëm shumë me gjërat që  hani. Për arsyen e thjeshtë se shumica e ushqimeve ndikojnë keq në nivelin e e sheqerit në gjak. Një nga mënyrat për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në trupin tuaj është ushqyerja e shëndetshme. Ushqimet dhe pijet të cilat trupi i përthith ngadalë janë më të mirat sepse nuk shkaktojnë luhatje të forta të sheqerit në gjak.

Disa nga ushqimet që nutricistët i rekomandojnë për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak janë:

  • Kikirikë
  • Vezë
  • Kanellë
  • Brokoli
  • Hurdhëra
  • Dredhëza

Vëmendje

Mos harroni se niveli i lartë i sheqerit në gjak është i rrezikshëm për mirëqenien tuaj. Prandaj përpos dietës së shëndetshme duhet patjetër të vizitoni mjekun dhe të merrni kujdesin e duhur mjekësor. Mos harroni se niveli i lartë i sheqerit në gjak ju bën të urinoni shpesh. Veshkat duhet të punojnë më shumë se normalisht për të procesuar sheqerin e tepërt në gjak.

Në këtë moment trupi juaj humbet të gjitha lëngjet e nevojshme që duhet të ketë për një funksionim të mirë. Për të asimiluar sheqerin e tepërt, organizmi merr ujë nga indet e veta. Me largimin e lëngjeve të domosdoshme për metabolizmin e trupit, truri merr sinjal se organizmi ka nevojë për ujë dhe për këtë arsye krijohet ndjesia e etjes.