Qysh me ditë cilat vende të punës janë më të rrezikuara prej koronavirusit?

nga Argjenda Selmani

Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë jemi të rrezikur prej koronavirusit. Shumica prej nesh tashmë jemi në vetizolim. Mirëpo disave edhe ju duhet të dalin dhe të shkojnë në punë. Por a e dini sa persona janë pa punë shkaku i koronavirusit?  McKinsey & Company në SHBA ka realizuar një hulumtim për të parë se cilat janë profesionet më të rrezikuara nga kjo pandemi. Natyrisht këtu nuk përfshihen punëtorët shëndetësor por vetëm profesionet e tjera.

A e dini se cilat janë ato?

Sipas këtij hulumtimi në mesin e të gjitha vendet e punës të vlerësuara që mund të preken janë në industrinë e restoranteve, që përfshijnë përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit. Edhe kategoria që përfshin ushqimin e shpejtë. Gjithashtu, siç thuhet ndër tjerash, pothuajse 11 milionë vende pune në shërbimin ndaj klientëve dhe shitje mund të preken, duke përfshirë 3,9 milionë shitës me pakicë dhe 3,3 milionë arkëtarë.

Po sipas raportit, punët në bujqësi, menaxhim, financë dhe sigurime, industri shkencore ose teknike janë më pak të rrezikuara. Sidomos nga ndikimet afatshkurtra nga coronavirusi. Gjithashtu, profesionet me prekshmëri të ulët përfshijnë punë që mund të bëhen në shtëpi. Ato që kanë kontakte fizike të kufizuara me të tjerët, ose konsiderohen thelbësore. Mirëpo një gjë është e qartë. Tregu i punës pas koronavirusit më nuk do të jetë i njëjtë. Kjo pandemi globale ka dëmtuar ekonominë botërore dhe ka ndikuar në rritjen e papunësisë. Sidomos në vendet ku niveli i papunësisë ishte edhe ashtu jo shumë i vogël. Pasojat nga koronavirusi do ndihen.