Qysh me ditë cilët vitamina ma i marrë për probleme të caktuara?

nga Argjenda Selmani

Të gjithë kemi nevojë për vitamina. Të gjithë e dimë se vitaminat janë të mira dhe të domosdoshme për trupin. Mirëpo jo gjithmonë jemi mirë të informuar për rolin dhe efektin e tyre në organizëm.

Gjithmonë kur kemi probleme të caktuara shëndetësore duhet t’i marrim vitaminat që i zgjedhin ato probleme. Padyshim se duhet të ndiqni gjithmonë rekomandimet e mjekve, mirëpo më poshtë në ju po spjegojmë në pika të shkurta se cilat janë benefitet e tyre.

Vitamina A

Bën mirë për sytë, dhëmbët dhe lëkurën. Gjendet në formën e retinolit dhe beta-karotenit, të cilat konvertohen në trup në formën aktive të vitaminës A.

Vitamina B

Ndihmon sistemin imuntar dhe furnizon me energji. Vitamina B6 është pjesë e pothuajse 200 reaksioneve në trupin tonë, por është shumë e njohur për efektin e saj për të rregulluar gjumin, oreksin dhe humorin. Luan një rol kyç për aftësitë konjitive dhe funksionimin e sistemit imuntar. Edhe pse mungesa e saj është e rrallë, shumë prej nesh (kryesisht të moshuarit) nuk marrin sasinë e rekomanduar të vitaminës B6.

Vitamina C

I forcon enët e gjakut, i jep lëkurës elasticiitet dhe është antioksidant. Vitamina C është bashkëdyzim antioksid që lidh radikalet e lira dhe kështu mund të luajë rol në preventivën e sëmundjeve të rënda. Në mënyrë indirekte mbron vitaminën A dhe E, si edhe disa vitamina të grupit B, nga ndikimi i dëmshëm i oksidimit.

Vitamina D

E mirë për kocka të shëndetshme. Vitamina D është shumë e rëndësishme në mënyrë që trupi të përthith kalciumin e nevojshëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm. Mungesa e vitaminës D është lidhur gjithashtu me disa lloje kanceri dhe sëmundje të zemrës. Por ndryshe nga shumë vitamina të tjera, burimi kryesor i vitaminës D nuk është ushqimi – por dielli.

Vitamina E 

E përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe ndihmon lëkurën.Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga mjedisi. Zëvendëson qelizat e lëkurës së vdekur me qeliza të shëndetshme dhe kështu hap rrugën për rigjenerimin e lëkurës së re.

Kalciumi 

I mirë për kocka dhe dhëmb të shëndetshëm. Kalciumi ka rol bazë në stabilizimin e presionit të gjakut,. Depozitat e kalciumit, janë kockat dhe me kalimin e viteve, këto depozita pakësohen dhe kockat bëhen më të dobëta. Për këtë arsye me kalimin e viteve është shumë e rëndësishme të merrni kalcium. 

Hekuri

Ndihmon për rruzat e kuqe të gjakut dhe ndërtimin e muskujve. Hekuri është një mineral esencial që kërkohet për funksionimin e duhur të trupit. Eshtë një nga komponentët më të mëdhenj të hemoglobinës dhe kërkohet për mbajtjen e oksigjenit nëpërmjet trupit. Hekuri është gjithashtu pjesë e disa enzimave apo proteinave në trup.

Zinku

I mirë për fertilitet, imunitet dhe rritje. Zinku eshte nje nga mineralet me te rendesishem te organizmit tone i lokalizuar ne muskuj, kocka, lekure. Tek meshkujt perqindja me e madhe e zinkut ndodhet ne prostate. Ai eshte i nevojshem per cdo qelize per nje mirefunksionim te saj. Duke shtuar vitaminen C, forcohet veprimi i zinkut sidomos ne drejtim te forcimit te sistemit imunitar.