Qysh me ditë cilët janë aplikacionet më të mira për fotografi?

nga Argjenda Selmani

A bëni shumë fotografi? Editimi i fotografive është art në vete. Megjithatë me ndihmën e disa aplikacioneve, të gjithë mund të bëhemi të zotët në këtë punë. Që fotografitë tuaja të duken më mirë para se t’i postoni në rrjetet tuaja sociale, shfletoni ndonjërin nga këto aplikacione për editimin e fotografive. Nuk do të ngelni të zhgënjyer!

VSCO

 Ky është një aplikacion shumë i lehtë për tu përdorur dhe shumë i shkarkuar. Aplikacioni ju ofron shumë filtera të cilët mund t’i përdorni për fotot tuaja. I gjithë editimi do të ju marr vetëm pak minuta kohë.

Snapseed

Ky është një apikacion që shkarkohet direkt nga Google. Snapseed është i përkryer për t’i dhënë origjinalitet fotove tuaja. Ndriçimi, kontrasti dhe saturimi janë vetëm disa nga aspektet fotografike që aplikacioni do t’ju lejojë t’i modifikoni.

Presco

Presco ka 250 funksione të ndryshme të ndara në 25 koleksione. Ju mund t’i përdorni paraprakisht falas ato filtra që ndryshojnë çdo javë në rotacion, ose të regjistroheni në sherbimin premium duke paguar për t’i zhbllokuar te gjitha.

Prisma

Me siguri keni degjuar edhe më parë për aplikacionin Prisma. Ai ju lejon të transformoni fotot tuaja në vepra arti duke përdorur filtra që pasqyrojnë stilet e disa artistëve të njohur si, për shembull, Picasso. Fillimisht i disponueshëm vetëm në iOS, ai me pas u lancua edhe në PlayStore për kënaqesinë e të gjithë përdoruesve të Android të pasionuar për fotografinë dhe artin. Ky aplikacion për fotografi profesionale është falas dhe shuë i lehtë për t’u perdorur.