Një filxhan me çaj të gjithve na relakson kohë pas kohë. Mirëpo përveç relaksit çajrat kanë edhe shumë benefite të tjera.
Në fakt, secili prej tyre është më i veçantë se tjetri. Meqë ata rregullojnë shumë probleme të ndryshme, është e rëndësishme ta dimë cili se çfarë efektesh kanë.
Çaji i limonit – pastrues dhe dezinfektues
Çaji i limonit pastron trupin dhe ju mbush me energji. I kombinuar me mjaltin transformohet në një pije shumë të shëndetshme që mbron organizmin dhe kuron fytin e lënduar, forcon sistemin imunitar dhe ju mban ngrohtë.
Çaj kamomil – për gjumë e qetësi
Kamomili prej vitesh njihet si një qetësues mjaft efikas natyror për njeriun (të çdo moshe). Përdoret për të larguar gazrat nga zorrët dhe liron ngërçet (spazmat e muskulatures). Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryerjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshires.
Çaj mente – ndihmon në dhimbjen kundër migrenës
Çaji nga Fletet e Mentes eshte shume freskues, mjaft popullor dhe i perdorur ne vendet e Afrikes Veriore si Maroku. Njihet per aftesite e tij per te qetesuar sistemin nervor, uljen e flatulences, stimulon temthin dhe perdoret si rihidratues. Mentja eshte e pasur me mentol dhe tanina. Ky çaj mund te shijohet me pak akull i dekoruar me gjethe te fresketa menteje.
Çaj boronice – për sistemin imunitar
Frytet e boronicës dhe çaji i dalë prej tyre ndihmon dukshëm në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës.