Qysh me ditë ndikimin e peshkut tek fëmijët?

nga Flogerta Driza

Ndikimin e peshkut tek fëmijët mund ta kuptojmë përmes këtij studimi. Një hulumtim i ri thotë që fëmijët që hanë më shpesh peshk dhe vaj peshku mund të jenë lexues më të mirë se sa moshatarët e tyre.  

Ndikimi i Omega 3

Hulumtuesit zbuluan se aftësia e fëmijëve për të lexuar është përmirësuar dukshëm pas konsumimit të Omega 3. Ekspertët thonë se gjetjet ritheksojnë rëndësinë e konsumimit të rregullt të acidit yndyror në dietat e fëmijëve, përmes vajit të peshkut, si peshkut salmon, peshkut tuna dhe sardeleve. 

Peshku duhet të merret rregullisht për shkak se është një burim i vlefshëm ushqyes. Peshku i detit është një furnizues i madh i materjes themelore- jodit, e cila është thelbësore për funksionimin e gjëndrës tiroide – edhe për foshnjet është jetike dhe e rëndësishme për zhvillimin e saj. Salmoni- lachs, përmban shumë acide të vlefshme yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe qelizat nervore.

Llojshmëria e ushqimit që tregon ndikimin e peshkut tek fëmijët

Për shkak se shprehitë e të ushqyerit tanimë formohen herët, është e rëndësishme që foshnjat të kenë ushqim të shëndetshëm, poashtu edhe me peshk- të mësohet.

Për një kohë të gjatë ne ofrojmë në gamën tonë të ushqimeve pas muajit të 8-të dhe 12-të, menutë me salmon- peshk deti. Tani, ne kemi zhvilluar dy racione të shijshme peshku me salmon, për moshat pas muajit të 4-të dhe nga muaji i 12-të. Të gjitha këto ushqime gjithashtu japin një kontribut të rëndësishëm në të ushqyerit e ndryshueshëm të fëmijës tuaj, ushqimi 1x në javë do të përmbante peshkun.

Edhe foshnjet e rrezikuara nga alergjia, mund të marrin sipas moshes, ushqimin plotësues me peshk. Sa i përket ushqimit plotësues, për foshnjet e rrezikuara nga alergjia vlejnë të njëjtat rekomandime sikur për foshnjet që nuk janë të rrezikuara nga alergjitë. Ka dëshmi se konsumimi i peshkut gjatë vitit të parë të fëmijës, ka veprim parandalues ndaj alergjive.