Qysh me ditë nëse fëmija juaj është mëngjarash ose jo?

nga Flogerta Driza

Nëse fëmija juaj është mëngjarash ose jo mund të përcaktohet që në muajin e tetë të shtatzënisë. Të paktën këtë kanë konstatuar shkencëtarët.

Kërkimet që studiojnë rastet nëse fëmija juaj është mëngjarash

Hulumtuesit e Universitetit Ruhr në Bokum kanë zbuluar se tek bebet mund të caktohet a janë mëngjarash apo jo, kur fillon t’u formohet shtylla kurrizore. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme pasi tregon se cfarë mund të presin prindërit nga fëmijët e tyre. Studimet janë kryer me kujdes duke marrë parasysh shumë raste. Shtylla kurrizore fillon të formohet në javën e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa në javën e tetë bebi fillon të zhvillojë gishtat dhe shputat.

Image

Kë gisht thith fëmija juaj?

Ekspertët kanë zbuluar me ultratinguj se që në javën e 13-të të shtatzënisë bebja juaj nis të thith njërin nga gishtat e dorës. Zakonisht gishtin e madh të dorës së djathtë ose të dorës së majtë, gjë që zbulon se a do të jetë mëngjarash apo jo? Studimi, i publikuar në eLife Sciences, konstaton që korteksi motorik i bebes – pjesa e trurit e përfshirë në kontrollin e lëvizjeve, nuk është e lidhur me palcën kurrizore në mitër, siç është menduar më herët. Ky zbulim interesant është pritur me kuriozitet nga prindërit dhe jo vetëm.