Qysh me djegë sa më shumë kalori që marrim gjatë ditës?

nga Argjenda Selmani

Mjafton kombinimi i vetëm tri elementeve, që të digjni sa më shumë kalori brenda ditës! Bile për vetëm pak minuta. Kombinoni këto elemente të rradhitura më posht dhe ju do të digjni kalori!

Ndryshoni mënyrën e jetesës – ushqehuni me sa më pak qumësht dhe yndyrë. Preferoni shkallët në vend të ashensorit. Duket sikur janë gjëra të vogla, por bëjnë ndryshimin. Rrisni fuqinë tuaj, muskujt e mëdhenj djegin më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar.

Bëni ushtrime të dobishme për tonifikimin dhe forcimin e muskujve të këmbës. Ushtrim aerobik, përfshini të paktën 30 minuta ushtrime aerobike në rutinën tuaj të përditshme. Sigurisht që do të vështirësoheni për t’ia arritur qëllimit me 30 minuta, por në qoftë se ju nuk filloni, të paktën me 12 minuta në fillim, nuk do e bëni zakon.

Çfarë është kaloria?

Kaloria është një njësi matëse e energjisë që del ne formën e nxehtësisë. Në momentin që një person djersitet ai djeg kalori ose çliron nxehtësi. Në shkencën që merret me të ushqyerit, një kalori është sasia e nxehtësisë që duhet për të rritur një gradë celcius temperaturën e 1 kg ujë. Nevojat ditore për kalori ose energji ndryshojnë nga njëri tek tjetri në varësi të faktorëve të tillë si: gjatësia, pesha, mosha dhe aktiviteti fizik.Kaloria është energjia që marrim përmes ushqimit.

Kur  duam të blejmë një product ushqimor, gjëja e parë që bëjmë, kur marrim në dorë një produkt të caktuar është të shohim se sa kalori përmban ai. Jemi apo nuk jemi në dietë kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse thuajse gjithmonë njerëzit janë të prirur që të blejnë ushqimet që kanë më pak kalori duke menduar se kanë bërë zgjedhjen e duhur.