Qysh Me fitu deri ne 5000 $ ne muaj me Adsense?

nga Flogerta Driza

Qysh Me fitu deri ne 5000 $ ne muaj me Adsense? Edhe pse nuk eshte aq e lehte sa duket, eshte diçka qe mund te realizohet me pak perkushtim.

Gjerat qe do t’ju duhen:

  1. Nje sasi parash rreth 400$ per te rregjistruar 50 domaine
  2. Nje account tek Keyword Country per te bere keyword research
  3. C-Class IP Hosting. Te gjitha domainet do jene ne nje host por me IP te ndryshme
  4. Nje dije minimale te anglishtes.

Atehere çdo bejme?

Ne qofte se ato siper i mblidhni bashke mund tju lindi ndonje ide, ndaj me mire po e shkruaj poshte gjate e gjate. Do blini 50 domaine, mirepo mund te lindi pyetja se çfare domainesh do blini? Duke perdorur keyword country do kerkoni fjale/grupe fjalesh qe kerkohen shume ne google, per çdo klikim jep shume x$ dhe qe sjane shume rival ne google qe te dalesh lehte ne faqen e pare e pse jo te jesh #1 per ate fjale/grupe fjalesh. Mirepo, pse 50 domaine/website? Ideja eshte kjo. Merni nje hosting ku çdo domain do jete ne IP te ndryshme dhe keto webfaqe ndajini ne tre grupe, quajini A B C.

Keywordcountry, per çfare na hyn ne pune ?

Atehere futuni tek keywordcountry.com dhe per perdorim nje javor mund ta merrni dhe ta perdorni kete program perkundrejt 30-40$ (mund ta perdorni dhe verisonin falas, vetem se do t’ju duhet te regjistroheni.) Atehere si do ta perdorni? Shkoni tek keyword country dhe shkruani nje togfjalesh per shembull ”car rental”. Keyword country do t’ju japi te dhenat e ”car rental” dhe grupe te ngjashme fjalesh si: miami cheap car rental, florida expensive rental car, cheap and quality rent a car.

Si per shembull, sa here kerkohet ne muaj, sa jep afersisht per çdo klikim, sa rival ka ne motoret e kerkimit etj…. Atehere i gjetet 50 fjale/grupe fjalesh qe kerkohen shume, por qe skane rival ne google dhe per per çdo klikim japin goxha para. Pse po marrim pikerisht 50 domaine? Gjetet 50 fjale si ato me siper dhe atehere merrini domainet si keto poshte: miamicheapcarrental.com, floridaexpensivecars.net, cheapandqualityrentacar.org 

Ne qofte se e vini re, domainet jane marr pikerisht sipas grupit te fjaleve qe gjetet. Blini domainet dhe te gjitha keto i bejme host tek C Class hosting qe keni blere. Pse ne IP te ndryshme? Kjo eshte per arsye te SEO-se. Sepse te gjithe e dine qe backlink nga i njejti IP eshte i pavlefshem ne syte e google. Atehere, ndajini domainet ne tre grupe A B C ( 50/3) A >>>> B B >>>> C C >>>> A

Formohet nje lidhje ne forme trekendeshi – keshtu qe domainet tek grupi A lidhin domainet tek grupi B, ato te B japin link grupit C dhe ato te grupi C i japin link domaineve tek grupi A. Sipas mendimeve te mia nje domain qe ka backlink prej 17 domaineve me permbajtje te njejte ne updatin e rradhes te google page rank fiton e pakta PR2.

Atehere si do shkruaj une artikuj ne keto website? Une sdi aq mire anglisht! Skam as kohe!

Ne kete rast kaloni tek Plani B. Nga http://www.freelancer.com mund te gjeni persona qe rishkruajne artikuj prej 250-300 flajesh per nje shume me pak se 1$. Keta persona mund te jene indiane ose pakistanez. Disa prej atyre punojne shume mire dhe kane nje njohuri te mire te gjuhes angleze.

Sa do pagujme ne ata per kete pune? Siç e thashe me siper, mund t’i paguani per 300 artikuj ne muaj per nje shume rreth 250$ (per çdo website 6 artikuj ne muaj eshte mjaft). Pagesen mund ta beni me Paypal ose Western Union.

Shume mire deri ketu, por me gjithe keto shpenzime, sa do fitojme?

Atehere, te ulemi e te flasim shkoqur. Keni ne dore nje mini network me 50 website. Duke perdorur keyword country do zgjidhni fjalet qe kerkohen shume dhe kane pak rivalitet. Dhe nese i bejme hesapet si me poshte. Ne qofte se nga çdo website kemi 100 vizitore ne dite; 50 x 100 = 5.000 vizitore ditor.

Ne qofte se ne çdo website kemi nje perqindje klikimi tek 5%; 5% e 5.000 = 250 klikime. E nese ne çdo klikim nuk marim 3-4 dollar por vetem 50 cent; 125 dollar (ditor) 31 dite x 125$ = 3878$ ne muaj. Pak me pare e thame qe duke forcuar njera- tjetren keto website mund te shkojne deri tek PR3-PR4.

Nuk mund ta shisni kete link tek adsense?

Tek webmaster.al link mund te blesh me 4 WM$ :P, por tek digital points forums per nje link ne website car rental pr3 ose pr4 çdokush mund te jepte 20$ ne muaj. Ne çdo website te shisni vetem nje link me nje cmim mujor 20$ i bie te fitoni 1000$ ne muaj. Do te thoni ju: ‘Je nje person qe shikon endrra.’ Po sikur te marresh 5% klikime dhe po sikur pos te behen websitet PR4 ?? Atehere me vjen keq por po ju them qe ju jeni shume pesimista. Sipas llogaritjes se Google dhe sipas pervojes time nuk ka asnje arsye pse mos te marresh 5% klikime dhe websitet mos te behen e pakta PR2 ose PR3.

Po neqofte se google adsense me ben BAN?

Perse tju bej ban kur ju sdo beni asnje hile? Gjithashtu me nje permbajtje webfaqeje ne anglisht mund te merrni reklama edhe nga ad networks te tjere, nuk eshte vetem google adsense ne kete mes. Gjithashtu nese e vini re tek Digital points websitet shiten me nje cmim fitim mujor x 6 qe do te thote qe nese websitet tuaja kane nje fitim mujor prej 5.000$ ju mund ta shisni gjithe sistemin per me shume se 30.000$

Shpenzimet

  • C Class IP Hosting rreth tek 1200$
  • 50 domaine per rreth 400$
  • Cdo muaj 300$ per artikujt.
  • 30-40$ Pagese per programe si keyword coutry.

Nuk do filloni te fitoni direkt sa te behen domainet, por sa te ulet pak baza e tyre dhe sa te fillojne te fitojne nga 100 vizitor nga google ne dite duhet te kalojne e pakta 2 muaj. Domethene ju do filloni te fitoni pas 2 muaj perafersisht. Shpenzimet totale si fillim mund te jene rreth tek 2500$, por me kalimin e kohes do i rifitoni ato leke + do fitoni me shume. Nese keni diçka per te shtuar mos hezitoni te shkruani komente.

Burimi: http://armandoboni.com/blogu/adsense-tips/si-mund-te-fitoni-deri-ne-5000-ne-muaj-me-adsense.html