Qysh me forcu sistemin imunitar me ujë me mjaltë?

nga Argjenda Selmani

Qysh me forcu sistemin imunitar? Ndoshta keni dëgjuar për përfitimet e të ngrënit mjaltë, por a e dini se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini ujë me mjaltë? Kjo mënyrë ju forcon sistemin imunitar dhe është i shkëlqyer në luftën kundër bronkitit.

Po ashtu, pastron traktin e tretjes nga parazitët. Ajo liron trupin nga toksinat. Ka veti antibakteriale dhe antivirale. Përmirëson zorrën e trashë dhe shkatërron mikroorganizmat. Për qëllime parandaluese pini këtë përzierje në mëngjes me stomakun bosh. Pijeni shpejt. Barku hapet si një valvul dhe uji shpejt hyn në traktin e tretjes.

Mund të konsumohet edhe para gjumit, sepse lehtëson punën e veshkave. Nga ana tjetër, kjo pije do ta bëjë lëkurën të ndritshme dhe të butë. Si duhet përgatitur: Vendosni një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe përziejeni mirë. Mjalti do të shkrihet me ujin, gjë e cila sjell shumë përfitime shëndetësore nëse konsumohet me stomak bosh.

Si të dalloni mjaltin e vërtetë natyror?

Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore. Me ndihmën e këtyre 10 truqeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë.

Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëlsues artificialë në të, ndaj nuk ia vlen ta merni. Ose mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo pecetë letre. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.