Qysh me gjetë Apple ID-në tuaj?

nga Argjenda Selmani

Apple ID juaj është llogaria që përdorni për t’u kyçur në të gjitha shërbimet e Apple.  Për këtë arsye, si përdorues i iPhone ju gjithmonë duket të keni qasje në të dhe të keni kontroll mbi të. Megjithatë edhe nëse e keni harruar ka disa mënyra për ta gjetur atë. Ju gjithashtu mund të rivendosni fjalëkalimin tuaj për të rifituar aksesin.

Në këtë rast më e mira që duhet të bëni është të shkoni në faqen zyrtare të kompanisë, apo të kërkoni përmes google ‘How to find my apple ID’. Megjithatë përgjigjen e thjeshtësuar e gjeni më poshtë:

Image

 

Nëse keni iOS më të ri se 10.2 klikoni në Settings – pastaj në emrin tuaj. Tutje vazhoni klikoni në iTunes dhe App Stores. Aty do të ju shfaqet Apple ID e juaja. Kurse nëse keni iOS 10.2 ose të më hershëm, klikoni mbi Settings pastaj iCloud. Kështu do të ju shfaqet Apple ID që po kërkoni.

Mos harroni se..

Privatësia juaj mund të cenohet nëse dikush i huaj ka qasje në llogarinë që ju përdorni për tu futur në iphone tuaj. Personat që kanë qasje aty mund të shohin të dhënat tuaja, sic janë kontaktet, fotografitë, mesazhet dhe aplikacionet që ju kërkoni. Prandaj tregohuni të kujdesshëm të mos e harroni fjalëkalimin por edhe mos e ndani me askë.