Qysh me dit cilat janë bimët më efikase kundër ankthit?

nga Flogerta Driza

Qysh me dit cilat janë bimët më efikase kundër ankthit? Në ditët e sotme, shumë njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe 70 % e tyre marrin qetësues në farmaci me recetë, ndërsa gjysma e tjetër përdor mjekësinë alternative. 

Kamomili dhe rozmarina janë zgjidhjet ideale që mund t’ju vijnë në ndihmë dhe të parandalojnë ankthin me të cilin mund të jeni duke u përballur!

Kamomili

Një filxhan i ngrohtë çaj kamomil bën më të lehtë menaxhimin e ankthit. Studime të shumta kanë treguar se kjo bimë mund të jetë ilaçi më i mirë kundër depresionit, bazuar në përgjigjet e nxjerra nga pyetësorët lidhur me depresionin.

Rozmarina

Pavarësisht se mund të shërbejë si ilaç efikas për luftimin e ankthit, rozmarina është në fakt jashtëzakonisht e shijshme, dhe aroma e saj mund t’ju japë përfitime të mëdha. Ajo lehtëson tensionin nervor dhe rrit performancën njohëse dhe të kujtesës. Vaji esencial i rozmarinës gjithashtu mund të përdoret kundër depresionit.

Lavandula

Lavandula përfshihet tek bimët më të rëndësishme të aromaterapisë dhe trajton si depresionin ashtu edhe çrregullimet nervore. Kjo bimë mund të përdoret duke shtuar disa pika në vaskë. Po ashtu, vendosni një qese me lule të thata livando nën jastëk. Do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë për një gjumëtë qetë.

Jasemini

Jasemini njihet për ndihmën që jep duke lehtësuar trupin nga ankthi dhe është një bimë e shkëlqyer për ta pasur afër kur fle. Edhe kjo mund të merret në çaj ose të blihet si një vaj organik. Jasemini është përdorur historikisht për efekt relaksues.

Mente

Mentja është zbuluar se ul nervozitetin dhe gjithashtu rrit vigjilencën. Mentoli, që gjendet tek bima e mentes, zakonisht përfshihet në shumë produkte banje pasi ndihmon në relaksimin e muskujve. Ke kaluar një ditë stresuese? Pse të mos copëtoni një mente të freskët në ujë të rrjedhshëm e të ngrohtë për t’u relaksuar. Mos harroni librin tuaj.